'Betlehemi i gjallë' vendoset në skenë në Hajmel, shfaqja e ritualit të Krishtlindjes tërheq qindra vizitorë (VIDEO)

Qyteti i Betlehemit dhe skema e lindjes së Jezu Krishtit i krijuar në Hajmel, në Shkodër ka tërhequr qindra vizitorë këtë të enjte të 2 janarit. Qytetarët të ardhur nga zona të ndryshme janë vënë në radhë për të vizituar Betlehemin me qindra aktorë, ku luajnë në rolet e ndryshme e deri tek foshnja në rolin e Krishtit.
Pamje që na kthejnë pas në kohë, në një nga ngjarjet që ndryshoi historinë e botës, të përgatitur deri në detaje, banorët e fshatit kanë krijuar çdo skemë si para 2 mijë vjetëve. 

Besimtarë të të gjitha moshave u bashkuan që të rikrijojnë atmosferën e lindjes së Krishtit dhe ngjarjet bazuar në shkrimin e shenjtë. Mbi 300 është numri i figurantëve në këtë Betlehem të gjallë që organizohet prej 5 vitesh. 

Duke filluar nga i gjithë rrugëtimi i Marias e deri në momentin e ardhjes në jetë të shpëtimtarit për besimtarët e krishterë, duke i dhënë gjallëri zonës së Hajmelit.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Iraku drejt legalizimit të abuzimit seksual ndaj të miturve, parlamenti diskuton ligjin që mund të detyrojë 9-vjeçaret të martohen

Iraku drejt legalizimit të abuzimit seksual ndaj të miturve, parlamenti diskuton ligjin që mund të detyrojë 9-vjeçaret të martohen