Shkodër/ Bllokohen dy kamionë me dru, vihen nën hetim 3 persona e pëson edhe inspektori i pyjeve

SHKODËR- Aksioni anti-informalitet ku është i përfshirë edhe operacioni kundër Krimit Mjedisor vijon në të gjithë Shqipërinë.  Së fundmi një inspektor pyjesh dhe 3 persona janë vënë nën hetim pasi në Bjeshkët e Domnit të Njësisë Administrative Postrribë kishin prerë rreth 30 m³ lëndë drusore në mënyrë të paligjshme , që transportohej me kamionë në drejtim të Shkodrës.

 Inspektori i pyjeve i proceduar penalisht është Z.GJ. Ndërsa tre personat e vënë nën hetim janë  A.N., A.C. dhe R.K, akuzohen për veprat penale ”Fshehja e të ardhurave” dhe ”Prerja e paligjshme e pyjeve. Ata janë kapur në saj të operacionit 'Marinaj' nga Policia e Shkodrës. 

Sipas policisë operacioni është ende në veprim dhe priten që të procedohen të tjerë persona. Ndërkohë ftohen të gjithë qytetarët që shikojnë shkelje që të njoftojnë menjëherë policinë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë