SHKODËR – Një banesë është djegur për shkak të shpërthimit të një bombole gazi duke shkaktuar dëme të shumta materiale. Raportohet se nga ngjarja nuk ka asnjë person të plagosur.

Menjëherë në vendin e ngjarjes mbërritën forcat e zjarrfikësve të cilët fikën flakët e zjarrit duke mos lejuar përhapjen e tyre në banesat e tjera përreth.

Në momentin e shpërthimit të bombolës së gazit në banesë ka qenë pronari i shtëpisë, por që fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.

Nuk dihen shkaqet e shpërthimit të bombolës së gazit, ndërkohë që grupi i ekspertëve do të përcaktojë motivet e ngjarjes.
 



(v.gj/shqiptarja.com)