SHKODËR - Dita e Luleve, që njihet si festa e ripërtëritjes, po kthehet nga viti në vit në një traditë festive për qytetin e Shkodrës. Aktivitetët kanë startuar që me datën 5 Maj. Edhe sivjet në prag të festimeve të menduara për këtë ditë, ne pedonalen Kolë Idromeno është hapur panairi i punimeve te artizanatit.
Organizimet për këtë ditë do mbahen në mjedise të ndryshme të qytetit si në pedonalen “Kolë Idromeno” dhe sheshi “Luigj Gurakuqi” ku përveç panaireve, koncerteve dhe paradave me kostume është menduar edhe mbjellja e fidanëve dekorativë. Priten të organizohen ekspozita punime në pikturë, punime të artizanatit në serm, bakër, dru, qëndistari, qilima, pëlhurë, etj, si dhe kostume tradicionale të zonës. Pjesëmarrës në aktivitetet artistike do të jetë banda frymore e qytetit, orkestra popullore, formacioni i harqeve, si dhe grupe të ndryshme artistike. Në performim, nuk do të mungojnë këngëtarë të qytetit dhe përshëndetjet e autoriteteve lokale. Repertori i kësaj feste do të mbajë në pjesën më të madhe këngë kushtuar luleve dhe punimeve tradicionale të qytetit.
(el.na/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com