Shkodër/ Plagosen me thikë dy të miturit, 14-vjeçari i qëllon pas një sherri! Shkak bullizmi, arrestohet nga policia

SHKODËR- Dy të mitur kanë mbetur të plagosur pas një sherri të çastit në Shkodër. Autori, një 14 vjeçar, është arrestuar nga policia. 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15 të 22 dhjetorit, në vendin e quajtur "Stadiumi“, gjatë një konflikti të çastit. Autori 14 vjeç i ka plagosur me thikë dy të mitur 13 e 15 vjeç, të cilët janë dërguar në spital dhe po marrin ndihmën mjekësore jashtë rrezikut për jetën.  

Shkak për ngjarjen dyshohet se është bërë bullizmi mes të miturve, që ka përfunduar më pas në sherr deri në përdorimin e thikave. Pas palgosjes, 14-vjeçari E. K., është larguar nga vendi i ngjarjes, por më pas ka rënë në pranga. 

"Rreth orës 18:15, në vendin e quajtur "Stadiumi“, gjatë një konflikti të çastit dyshohet se shtetasi E. F 14 vjeç ka dëmtuar me mjet të mprehtë ( thikë)  dy të mitur 13 e 15 vjeç, të cilët janë dërguar në spital dhe po marrin ndimën mjekësore jashtë rrezikut për jetën.        

Shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendngjarje dhe pas disa minutash kontrolli në  zonë bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar shtetasit E. K., rreth 14 vjeç.  Shtetasi E. K po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe do kryehen veprime proceduriale në prani të psikologut dhe familjarëve nën drejtimin e Prokurorit", njofton policia. 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Scutari: 22/12/2023 22:40

    Këmbana të forta po bien në Shkodër!! Të mitur të armatosur, të droguar dhe të trullosur nga duhani e pijet energjike zhvasin e grabisin kush t'i dalë përpara për një cigare hashashi dhe një klik në tik tok! Po kopjojnë modele negative të mostrave të qytetit, dikush duhet të veprojë sa nuk është vonë!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar