SHKODER-  Vrasja e ndodhur mbrëmjen e djeshme (14 tetor) në fshatin Kosmaç, të komunës Bushat, në rrethin e Shkodrës ka motiv një sherr për biletën e skedinës. Dhe krimi është shënuar në sy të vajzës së viktimës vetëm 5 vjeçe dhe të atit, të cilët janë në gjendje shoku.

Autori Fatjon Haxhani dhe viktima Luan Tahiri kanë debatuar midis njëri tjetrit në ambjentet e lokalit të Luan Sulejman (Tahiri), më pas Hoxhani ka shkuar në shtëpi dhe rreth orës 21:50 minuta është kthyer sërish në lokal me automatik.

DËSHMITARËT

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje cdo gjë ka ndodhur kur 29 vjecari Haxhani ka shkuar në lokalin e fshatit në pronësi të Tahirit dhe i ka kërkuar këtij të fundit që t’i vendoste një bast por 39- vjeçari e ka refuzuar për shkak të orës së vonë. Në moment ka nisur debati. Haxhani është larguar për në banesën e tij ku ka marrë armën pa leje tip kallashnikov për t’u rikthyer në lokalin e Tahirit i armatosur. Me të hyrë brenda 29- vjecari ka qëlluar me breshëri në drejtim të pronarit Sulejmani duke e lënë të vdekur në vend. Më pas autori i krimit është larguar nga vendi i ngjarjes për në banesën e tij disa metra larg vendit te krimit. Vrasja është kryer brenda në lokal në një moment kur ndodheshin dhe disa persona të tjerë mes tyre dhe vajza e tij 5 vjeçe e i ati i viktimës.

ARRESTIMI

Pas ngjarjes policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe janë vënë në ndjekje të autorit. Forcat e policisë të cilët e kanë gjetur në tarracen e shtëpisë së tij të armatosur. Burime nga efektivët e policisë bëjnë të ditur se në fillim 29- vjecari nuk ka pranuar të dorëzohet ndërsa dhe ka mbushur armën e krimit, në momëntin që blute janë bërë gati për të ndërhyrë 29- vjecari është dorëzuar së bashku me armën e krimit tip kallashnikov. 29 vjeçari mësohet se ishte dënuar edhe më parë për armëmbajtje pa leje.

TRAGJEDIA E FAMILJES
Korrespondenti i Tv A1 Report rrëfen se vajza 5 vjeçe dhe i ati kanë qenë në lokal, i cili ndodhej pranë shtëpisë së tyre, kur ndodhi vrasja dhe të dy janë në gjëndje shoku. Jo vetëm kaq Luan Sulejmani (Tahiri) ishte djali i vetëm i familjes Sulejmani në fshatin Kosmac, pasi njëri vëlla i ishte vrarë nga regjimi komunist në vitet 90, ndërsa motra i ishte aksidentuar në rrugën e Trushit duke humbur jetën.  Materialet i kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme, ndërsa për familjen Tahiri, Luani ishte fëmija i vetëm, pasi më parë i kishin vdekur dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

(Lajmi fillimisht u publikua me 14 tetor ora 23: 10 dhe u perditesua ne 09: 43, 15 tetor)
 
(db/sg/shqiptarja.com)