Një shpërthim me eksplosiz ka ndodhur gjatë orëve të vona të së hënës një lokal të Shkodër, por pa shënuar të lënduar.

Burime zyrtare nga polica bëjnë me dije se shpërthimi është shënuar rreth orës 23.05, në ballkonin e katit të dytë të një lokali që ndodhet në rrugën “Gjovalin Gjadri”, në lagjen “Skënderbeg”.

Lokali ishte mbyllur kur ka ndodhur ngjarja.

Nga shpërthimi, janë dëmtuar xhamat e lokalit “Bar Bufe” të marrë me qera nga 30-vjeçari S.Gj., banues në Shkodër.

Autorët janë janë ende të paidentifikuar, ndërsa materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë për veprën penale "Shkatrimi i pronës me eksploziv".

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)