Valentin Carkaj ishte zhdukur katër ditë më parë, ndërkohë që ditën e djeshme familjarët kërkuan edhe ndihmën e medias për gjetjen e të afërmit të tyre.
I mituri kishte shkuar të lahej me një shok në lumë në fshatin Hot i ri, por ai nuk është kthyer më në shtëpi.
Shoku i 14-vjeçarit është rikthyer dhe i pyetur nga familjarët e Valentinit ka thënë se nuk kishte djeni për se ku ndodhej 14- vjeçari.
Trupi i pajetë i 14- vjeçarit është gjetur në një kanal vaditës me rreth 30 centimetra ujë dhe i mbuluar nga mbeturinat e ujit.
Sipas policisë, trupi i Valentin Carkaj është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër për të identifikuar dhe përcaktuar shkakun e vdekjes.

(Vendi ku u gjet i pajetë 14-vjeçari)

( I mituri që humbi jetën, Valentin Carkaj )
[gallery]23336[/gallery]
Njoftimi i policisë:
Më datë 02.08.2017, rreth orës 13:00, në një kanal uji vaditës me rreth 30 cm ujë, në fshatin Hot i Ri, Njësia Administrative Rrethina Shkodër, është gjetur një trup i pajetë i seksit mashkull, i mbuluar nga mbeturinat e ujit.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.
Kufoma është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër për identifikim dhe për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Nga kqyrja paraprake dyshohet se mund të jetë femija i humbur me datë 30.07.2017 shtetasi V. Ç. 14 vjeç banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
