Situata hidrike ka qenë pozitive kohët e fundit, ndërkohe kuota në Fierzë është mbi 285 m, që jep garanci për furnizimin e vazhdueshëm me energji elektrike dhe në muajt në vijim nuk do të kemi probleme me prodhimin e energjisë elektrike nga KESH.

Kështu u shpreh nga hidrocentrali i Vau Dejesit, ministri i energjetikës në vendin tonë, Damian Gjiknuri, teksa ishte i pranishëm në këtë hidrocentral paraditen e kesaj te marte.

Gjiknuri shtoi se ne hidrocentralin e Vau Dejësit janë kryer investime në menaxhimin e kaskadës dhe sigurinë e digave.Në fund, ai theksoi se për shkak të mirëmenaxhimit dhe respektimit të rregullores nuk do të ketë shkarkime të pakontrolluara.

Gjate 3 viteve të fundit, investimet e KESH në hidrocentralin e Vau Dejësit kapin shifrën e 1.9 miliarde lekëve, që janë ndarë në tre kategori: për rritjen e eficencës së prodhimit të energjisë, rritjen e sigurisë së veprës dhe përmirësimin e kushteve të punës.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)