Shkodër, gjuante peshk me dinamit
plagoset rëndë 24-vjeçari

Shkodër, gjuante peshk me dinamit<br />plagoset rëndë 24-vjeçari
SHKODËR - Një i ri që gjuante peshk me lëndë plasëse ka rrezikuar jetën, pasi është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Shkodrës. Ngjarja ndodhur rreth orës 19.00 të së hënës, kur Gëzim Prenga nga Vau i Dejës po peshkonte në lumin Drin, poshtë vendit ku shkarkohen ujërat e hidrocentralit.

Burime nga policia pohuan, se i riu është dëmtuar nga shpërthimi, teksa gjuante peshk me dinamit. Sipas uniformave blu, lënda plasëse i ka shpërthyer sapo ai ka ndezur fitilin zjarrpërcjellës, pasi nuk e ka hedhur menjëherë në ujë, ose për shkakun se e la lënë shumë të shkurtër dhe shkëndijat kanë shkuar shumë shpejt tek detonatori. Megjithatë, kjo do të saktësohet, kur 24-vjeçari Prenga të përmirësohet e të mund të tregojë vetë ngjarjen.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator

Pasojat e një Gushti të vështirë, për disa shenja, mund të duken në Shtator