Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" deri më 30 korrik për tre nga tatimorët e arrestuar një ditë më parë. Masa u dha për Erxhan Meta, Gjon Prroni dhe Kreshnik Dibra. Ndërsa për gjashtë të arrestuarit e tij, masa pritet të jepet gjatë ditës së diel.

Gjatë seancës së sotme, fillimisht vendimi u shty pas kërkesës së avokatëve në seancë drejtuar gjykatës dhe prokurorëve për nxjerrjen e përgjegjësive personale për çdo të pandehur dhe faktit se ku qëndron shpërdorimi i detyrës për secilin. 

Seanca u zhvillua mesditën e së shtunës me dyer të mbyllura. Të arrestuarit u paraqitën një nga një para gjyqtarit të gatshëm ndërsa përfaqësuesit ligjor të tyre kundërshtuan provat e akuzës.

9 specialistë të Drejtorisë së Tatim-Taksave në Shkodër Uarda Albunesa, Përgjegjëse, Genti Bilali, Fatjon Dibra, Erxhan Meta, Nikolin Arra, Eris Llukacej, Rrok Lorja, Gjon Prronaj, Kreshnik Dibra janë vënë në prangat e policisë nën akuzën e krijimit të një skeme korrupsioni me subjektet tregtare në plazhin e Velipojës.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)