Shkodër, gjykata: Burg përjetë
Mjacajt, vrau dy turistët çekëARKIV - Të gjitha lajmet për Mjacaj
Gjykata e Shkodrës ka dënuar me burg të përjetshëm Sokol Mjacajn duke e shpallur fajtor për vrasje me paramendim të dy turistëve çekë. Vendimi është dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër dhe Mjacaj do të vuajë dënimin në burg të sigurisë së lartë.
SHKODËR – Gjykata e Shkodrës ka dënuar me burg të përjetshëm Sokol Mjacajn duke e shpallur fajtor për vrasje me paramendim. Mjacaj u shpall fajtor për vrasjen e dy turistëve çekë, Michal Svatos dhe Anna Kusinova, ngjarje e ndodhur më 3 korrik 2015 në fshatin Prekal të Dukagjinit. Vendimi është dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër dhe Mjacaj do të vuajë dënimin në burg të sigurisë së lartë. Në fund të muajit tetor, gjykata refuzoi kërkesën e të riut për gjykim të shkurtuar. Ndërsa gjatë seancës ë fundit, Mjacaj me lot në sy kërkoi mëshirë nga gjykata duke deklaruar se qëllimi i tij nuk ishte t’i vriste turistët çekë por vetëm t’i grabiste.
Vrasësi i dyfishtë i turistëve Çekë në Dukagjin të Shkodrës, Sokol Mjacaj ka treguar në prokurori se pas kryerjes së krimit të rëndë, ai ishte larguar në fshat. Ishte ulur në një kafene të fshatit dhe më pas ka porositur kafe. Teksa qëndronte ai i është ofruar një shtetasi me profesion kamarier me inicialet A.D, duke i pohuar se kishte një aparat telefonik për të shitur. Pasi ka parë telefonin A.D, ka konstatuar se ka qenë i thyer dhe i fikur. Sokol Mjacaj i ka pohuar se e shiste për 5000 lekë, por A.D, ka këmbëngulur se telefoni ishte i thyer dhe nuk kushtonte shumë, pasi duhet dh eta rregullonte.
Pas kësaj, Sokol Mjacaj i ka pohuar që ti jepte sa lekë të dëshironte, dhe A.D i ka dhënë 500 lekë. Mjaçaj ka marrë lekët dhe është larguar në drejtim të paditur, ndërkohë që A.D ka ndezur telefonin dhe ka vërejtur se në të ishin fotot e dy turistëve Çekë të vrarë Anna Kosinova dhe Michael Svatos. Menjëherë ai ka telefonuar policinë, duke ia treguar dhe emrin e personit që i kishte shitur telefonin. Rreth 20m larg vendit të ngjarjes, jashtë mjetit janë gjetur një karikator me fishekë, dy gëzhoja dhe një fishek.
Po ashtu, gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar sende të ndryshme personale të viktimave, të cilat janë pasqyruar hollësisht në procesverbalet përkatëse, si dhe pesë gjurmë papilare, të cilat janë gjetur mbi sipërfaqen e xhamit të pasëm të mjetit. Më datë 04.07.2015, është marrë informacion se një person i dyshuar i ka shitur një aparat celular të viktimave shtetasit A.D. Për këtë arsye, është proceduar menjëherë me marrjen në pyetje të shtetasit A.D., i cili ka treguar emrin e personit që kishte kryer vrasjen.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
30.8%
-
Të gabuar
54.8%
-
Nuk e di
14.4%
Vota total: 146
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Alternime vranësirash dhe kthjellimesh, parashikimi i motit për sot
24 Janar, 07:09
-
Spahiu: Vota e Diasporës do i bëjë gropën Opozitës, pas zgjedhjeve PD do kërkojë heqjen e saj!
23 Janar, 23:03
-
Komisioni ‘Xhafaj’/ Gazetari Toska: Duan ta bëjnë Kuvendin me 100 deputetë, Presidentin ta zgjedhë populli, ndryshojnë numrin e bashkive
23 Janar, 23:02
-
Sherr mes deputetit të PS e Toskës! Gazetari: Je ushtar, sa para ke dhënë që u fute në listë?
23 Janar, 22:55
-
Zgjedhjet/ Zaloshnja: Betejë vetëm për 48 mandate, 92 deputetë i caktojnë Berisha e Rama
23 Janar, 22:41
-
Spahiu: Listat e mbyllura shkatërrojnë partitë e reja, sepse askush s’pranon të renditet i dyti! Ndaj Rama-Berisha i kanë futur në konflikt mes tyre
23 Janar, 22:37
-
‘Meta e Berisha janë bashkë’, Shehi ‘këshilla’ partive të reja: Bashkohuni, ne të vjetrit po rrimë me njëri-tjetrin
23 Janar, 22:36
-
Ndryshime në Kod për votën e diasporës, Krashi kritika: Pas 4 muajsh, u kujtuam që e kemi bërë gabim! Shehi: S’e çan dot pushtetin, ‘tasin e supës’ e kanë PS e PD
23 Janar, 22:25
-
Spanjë/ Ja si u godit banda e 6 ‘skifterëve’ shqiptarë! Gjykata i lë në burg, 300 mijë euro grabitje në pak javë, 2 do ekstradohen (VIDEO)
23 Janar, 22:11
-
Presidenti Trump urdhëron deklasifikimin dhe publikimin e dosjeve për eliminimin e ish-presidentit Kennedy dhe Martin Luther King
23 Janar, 22:02
-
Spahiu: Berisha refuzoi votën elektronike, që komisionerët e PD-PS të vjedhin votat e partive të reja! Vota e Diasporës s'është e fshehtë, do kompromentojë zgjedhjet
23 Janar, 21:54
-
Trump tha se do heqë ligjin e nënshtetësisë për fëmijët që lindin në SHBA, Gjykata pezullon përkohësisht urdhrin e Presidentit
23 Janar, 21:40