Shkodër/ Plagosi me thikë 2 persona, në pranga 76 vjeçari

Shkodër/ Plagosi me thikë 2 persona, në pranga 76 vjeçari

Foto ilustruese

Shkodër-Një 76-vjeçar është arrestuar pasi gjatë një konflikti ka plagosur me thikë 2 persona në qytetin e Shkodrës

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në në rrugën “Filip Shiroka”.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 11:40, në rrugen “Filip Shiroka”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. K. ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit F. G., 51 vjeç dhe K. G., 49  vjeç, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. 

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta, kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit G. K., 76 vjeç.   

Vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza