SHKODER - Dy vjet pas vrasjes së pastorit dhe shërbyesit të Kishës Ungjillore Dritan Prroji, një grup organizatash joqeveritare organizuan një konferencë homazh në Shkodër për viktimat e gjakmarrjes. Elona Prroji, bashkëshortja e pastorit të ndjerë, në fjalën përpara të pranishmëve theksoi se lufta nuk është ndaj njerëzve që vrasin në emër të gjakmarrjes por ndaj këtij fenomeni mesjetar që po rrëmben çdo ditë jetë të pafajshme.
Ndërkohë, Arqipeshkvi i Dioqezës Shkodër-Pult, Imzot Anxhelo Massafra komentoi edhe dekretin e shkishërimit duke e cilësuar një të drejtë kanonike të kishës katolike. Sipas tij kjo masë është gjithashtu një shpullë ndaj gjakmarrjes dhe vrasjes që ka marrë hapa galopante vitet e fundit.
Kjo konferencë kujtoi Dritanin, Marien dhe shumë të pafajshëm të tjerë që u ekzekutuan në emër të gjakmarrjes, fenomen i shpërfytyruar dhe i keqpërdorur nga njerëzit tanimë në emër të kanunit.
Nga të dhënat që u publikuan në këtë konferencë vetëm në 22 vitet e fundit kanë ndodhur mbi 5200 vrasje, me mbi 5700 viktima. Rreth 1200 persona janë të ngujuar mes të cilëve rreth 130 fëmijë, çka i jep dimensione të renda dhe jashtë kornizave kanunore të fenomenit të gjakmarrjes.
Ky fenomen ka një shtrirje thuajse në të gjithë Shqipërinë, por më të prekura nga gjakmarrja janë qarqet Shkodër, Kukës, Tiranë dhe Lezhë.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com