SHKODËR - Një 50 vjeçar gjeti vdekjen si pasojë e një aksidenti automobilistik në aksin rrugor Shkodër - Vau i Dejës. Ngjarja u regjistrua rreth orës 21.40 të së shtunës në fshatin Rrenc, ku viktimë mbeti shtetasi Shtjefen Toma, banor i zonës.
Ai u përplas nga një automjet me targë AA622FV që drejtohej nga shtetasi Dedë Zefi. Policia e cila mbërriti në vendngjarje ka nisur menjëherë hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Fillimisht u dyshua se viktima ka qënë duke lëvizur me një motoçiklete, por pas hetimeve, rezultoi se ai ka qënë në këmbë duke përshkuar rrugën nga njeri krah i saj në tjetrin, kur është përplasur për vdekje.
Goditja ka qënë e marrë ka qënë fatale 50 vjeçarin i cili ka mbetur i vdekur në vend. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qënë shpejtësia tej normave e automjetit, por edhe pakujdesia e viktimës, favorizuar kjo nga errësira në rrugë.
Ai nuk është parë nga drejtuesi i mjetit në kohë dhe për pasojë frenimi nuk ka shmangur përplasjen fatale për Tomën. Blutë kanë shoqëruar në komisariat Zefin, i cili po merret në pyetje për zbardhjen e plote të rrethanave të këtij aksidenti.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com