TIRANË, 16 Janar/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Një 40-vjeçar, që po udhëtonte me motorin e tij me cilindrat të vogël ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një makinë, duke mbetur i plagosur.
Sipas policisë së Shkodrës, shtetasi 40-vjeçar emri i të cilit nuk bëhet me dije është në gjendje të rëndë dhe është transportuar në spitalin rajonal të qytetit veri-perëndimor, ndërsa një grup hetimor po heton ngjarjen për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësit e ngjarjes.
Paraprakisht dyshohet se shtetasi në fjalë ishte duke udhëtuar mbi normën e lejuar të shpejtësisë me motorin e tij, në aksin Shkodër-Bushat, teksa një automjet ka tentuar ta parakalojë, kur dhe ka ndodhur kontakti, që ka sjellë dhe plagosjen e 40-vjeçarit./a.g/










