SHKODER - Me motivin se i ngacmonte vajzën një 76-vjecar nga Shkodra ka qëlluar me armë 50-vjecarin Gjergj Bungu.
Policia tha mëngjesin e sotëm se ai ka mbetur i plagosur rëndë.
Unifromat blu kanë arrestuar menjëherë autorin e dyshuar të ngjarjes, Pal Mark Prroni 76 vjec, si dhe ka sekuestruar armën e krimit, pistoletë tip TT.
Ngjarja u shënua pranë sheshit “Isa Boletinit”, në lagjen Perash në Shkodër. Mësohet se 50-vjecari po lëvizte me një motorcikletë teksa është thirrur nga 76-vjecari Prroni.
Fillimisht ata kanë debatuar me njëri tjetrin, por konflikti ka degjeneruar në perdorimin e armës nga ana e 76-vjecarit, duke i qëlluar Bungës me një plumb në kokë.
I plagosuri u dërgua menjëherë në spitalin rajonal të Shkodrës, ku po merr edhe ndihmën e nevojshme mjekësore.
Pasi është shoqëruar në komisariatin e policisë së Shkodres, 76-vjecari Prroni ka deklaruar se me 50- vjecarin Bungu ka patur konflikte prej disa vitesh, pasi ka dyshuar se ky i fundit i ka ngacmuar njërën prej vajzave. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com