SHKODER- Një 24 vjeçar është ekzekutuar me automatik mëngjesin e sotëm pranë biblotekës së Universitetit “Luigj Gurakuqi" në Shkodër. Nga plumbat e automatikut mbetën të plagosur dhe 2 kalimtarë, njëri prej tyre student i këtij universiteti. Ngjarja e rëndë shkaktoi panik pasi zona në këtë orë është tepër e frekuentuar si nga studentët që i drejtohen auditoreve të universitetit ashtu dhe nga qytetarë të shumtë.
VRASJA
Ka qënë ora 09-00 e mengjesi të sotëm, kur një përson, akoma i paidentifikuar i cili udhëtonte me një biçikletë sapo i është afruar të riut, 24 vjecarit Aleksandër Prek Qarrit ka zbrazur mbi të karikatorin e kallashnikovit. Plumbat kanë prekur edhe dy kalimtarë të rastit, 37- vjecarin Lekë Ndoc Markun dhe studentin 19- vjercarin Agustin Nikoll Begea nga Gjadri i Lezhës të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
AUTORI NDOQI NGA PAS VIKTIMEN, PLAGOSI DHE KALIMTARET
Sipas dëshmitarëve në vendngjarje autori i krimit ka qënë duke lëvizur me biçikletë dhe në të ka patur një çantë sportive ku kishte futur armën e krimit, sapo i është afruar shënjestrës, 24- vjecarit Qarri, i cili ndodhej nga ana tjetër e rrugës ka qëlluar me breshëri, në mes të dhjetra personave, kalimtarë apo që ndodheshin aty. Qarri pasi është qëlluar ka tentuar të largohet ndërsa autori i krimit e ka ndjekur nga pas duke qëlluar përsëri dhe në këtë moment janë plagosur edhe 19- vjecari Begea dhe 37- vjecari Marku. Pasi ka vërejtur se objektivi i tij është rrëzuar në tokë, autori i krimit është larguar me një biçikletë.
POLICIA: OBJEKTIV I KRIMIT ALEKSANDER QARRI
Sipas policisë, i riu Aleksandër Qarri, i cili ishte objektivi i sulmit, i cili ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar menjëherë në spital, prej ku fillimisht u mësua se kishte kaluar në vdekje klinike. Mjekët fillimisht e deklaruan atë të vdekur, por më pas Qarri kishte dhënë shenja jete. Disa orë më vonë mjekët njoftuan vdekjen.
HETIMET, NE VENDNGJARJE U GJETEN 15 GEZHOJA KALLASHNIKOVI
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ku ka gjetur mbi 15 gëzhoja kallashnikovi, një çantë dhe një kallashnikov, që është përdorur për kryerjen e krimit. Forca të shumta policie po punojnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Ngjarja e rëndë ndodhi në një zonë ku zakonisht forca të shumta policie dhe grupe të gatshme, janë gjithmonë të pranishme, megjithate autori ka mundur të largohet i pashqetësuar nga askush pavarësisht se ka qëlluar në mes të dhjetra përsonave në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit të Shkodres.
(Lajmi në përditësim të vazhdueshëm. Fillimisht u publikua ne 09: 13 minuta)
vijon
/Shqiptarja.com