Një 55- vjeçar është gjetur I vrarë në në fshatin “Shtoj i Vjetër”, njësia administrative Rrethina Bashkia Shkodër brenda rrethimit të banesës së shtetasit Ndokë Vecaj. 

Nikë Bungu 55- vjec është vrarë me armë gjahu rreth ores 02-00 të mengjesit të së dielës nga pronari i banesës 76- vjeçari Ndokë Vecaj. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor. 

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se shtetasi Nikë Bungu i cili vuante dhe merrte mjekim të rregullt për probleme mendore, ka hyrë tek rrethimi i shtëpisë së shtetasit Ndokë Veçaj në fshatin "Shtoj i Vjetër". 

Pronari i banesës ka dëgjuar se dikush ka hyrë në rrethimin e banesës së tij dhe ka qëlluar dy herë me armë gjahu çifte në ajër, ndërsa u ka bërë thirrje të largohet. 
Sipas familjarëve, 67- vjeçari pasi ka qëlluar në ajër I ka bërë thirrje të largohet por viktima i cili nuk ka qënë i dallueshëm për shkak të errësirës nuk I është bindur dhe për pasojë është qëlluar me armë. 

Familjarët jashtë kamerave bëjnë të ditur se 67- vjeçari ka qëlluar pasi ka patur frikë se personi që ndodhej në banesë kishte si synim ta grabiste.  Grupi hetimor në cilësinë e provës materiale ka bllokuar: një armë e gjahu (çifte) me të cilën dyshohet se autori ka kryer vrasjen, si dhe disa gëzhoja plumbash. Pas marrjes në pyetje efektivët e policisë kanë arrestuar në flagrancë pronarin e banesës shtetasin Ndokë Vecaj si autor të dyshuar të vrasjes.

Ja njoftimi i policisë
Më datë 21.02.2016 në orën 02:00 në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër është marrë njoftim se në fshatin “Shtoj i Vjetër”, njësia administrative Rrethina bashkia Shkodër, brenda rrethimit të banesës së shtetasit Ndokë Vecaj 76 vjeç, është gjetur i vrarë me armë gjahu, shtetasi Nikë Bungu 55 vjeç banues në fshatin “Shtoj i Vjetër” njësia administrative Rrethina bashkia Shkodër.
 
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore dhe është ngritur një grup i posaçëm hetimor.
 
Nga hetimet paraprake ka rezultuar se shtetasi Nikë Bungu i cili vuante dhe merrte mjekim të rregullt për probleme mendore, ka hyrë tek rrethimi i shtëpisë së shtetasit Ndokë Vecaj në fshatij "Shtoj i Vjetër".
 
Pronari i banesës ka dëgjuar se dikush ka hyrë në rrethimin e banesës së tij dhe ka qëlluar dy herë me armë gjahu çifte në ajër.
 
Më pas i zoti i banesës kur ka degjuar sërish lëvizje, në kushtet e errësirës, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Nikë Bungu 55 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
 
Në cilësinë e provës materiale është bllokuar:
           -Një armë e gjahu (çifte) me të cilën dyshohet se autori ka kryer vrasjen.
 
Policia në përfundim të veprimeve të para hetimore  ka arrestuar në flagrancë pronarin e banesës  shtetasin Ndokë Vecaj si autor të dyshuar të vrasjes.
Grupi hetimor është duke  punuar për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Në përfundim do të dërgohet informacioni i plotë.