Kërcënohet me SMS dhe i vendoset tritol tatimorit në Shkodër, e zbuloi nga gjoba për parkimin (EMRI+Detaje)

Mbrëmjen e djeshme një sasi eksplozivi 20-30 gram iu vendos makinës një punonjësi të Tatimeve në qytetin e Shkodrës, por fatmirësisht nuk shpërtheu. Në momentin që i është vendosur eksploziv makina tip Benz e Nehat Zaganjorit ishte e parkuar te zona e njohur “Ura Dervishbeg”. Report Tv solli pamjet nga vendi i ngjarjes.

Kjo sasi tritoli rezultoi se ishte me magnet. Sipas burimeve eksplozivi ka qenë ngjitur tek targa e makinës në pjesën mbrapa teksa mjeti i inspektorit ndodhej i parkuar para një lokali në afërsi të banesës së tij. Patrulla e policisë i ka vendosur një gjobë mjetit në fjalë pasi kishte parkuar në kundërvajtje.

Një i njohur i inspektorit ka dalë për të parë gjobën kur ka konstatuar në mjet lëndën plasëse. Menjëherë ka njoftuar pronarin e makinës Nehat Zaganjori duke qenë se e njihte.

Sipas policisë, ky i fundit bashkë me shokët e tij e kanë goditur me këmbë lëndën plasëse duke e hedhur në tokë, e cila fatmirësisht nuk ka shpërthyer.

Më pas është njoftuar policia dhe është pritur ardhja e grupit antieksploziv nga Tirana. Fillimisht nga forma e saj dhe duke qenë se ishte e mbështjellë me një letër dukej si një granatë por rezultoi se ishte një sasi tritoli prej rreth 20-30 gram.

Makina nuk kishte më shumë se 45 minuta e parkuar në vendin e quajtur Ura Dervishbeg ndërsa tritoli është vënë re në një orë kur ka lëvizje të atë zonë, rreth orës 19:30.

Pas çaktivizimit, Nehat Zaganjori ka deklaruar se nuk ka konflikte me askënd dhe se e vetmja arsye e vendosjes së tritolit në mjetin e tij mund të jetë për shkak të detyrës si inspektor tatimesh në Shkodër.

Nehat Zaganjori

Por burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se tatimori ka deklaruar se po gjatë ditës së djeshme ka marrë një mesazh kërcënues nga një numër i panjohur, ndërsa më pas i është vendosur eksplozivi.

Ngjarja shkaktoi panik te banorët e zonës, ndërsa policia ka nisur hetimet për ta zbardhur. Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve ku ishte parkuar makina për të shkuar në gjurmët e autorëve.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Petrit HAJDUT Vasili: 02/11/2018 10:41

    O Popull Zgjohuni , sepse po ju merr Petrit HAJDUT Vasili për 'Budallenjè'! NUK ështè fare Problemi Saimir Tahiri , sepse SAIMIRI NUK na ka futur dorën nè XHEP ! Asnjè SHQIPTAR Nuk është VJEDHUR dhe ZHVATUR nga Saimir Tahiri. SHQIPTARËT dhe SHQIPËRIA janë VJEDHUR , GRABITUR dhe PLAÇKITUR nga Petrit HAJDUT Vasili , Ardjan KryeHAJDUT Fullani e QINDRA , QINDRA BANDITË të tjerë të LSIsë HAJDUTËRISË dhe PD KRRIMIT dhe GRABITJES ! SAIMIR TAHIRI është SUPER DJALË dhe me INTEGRITET Maksimal ! RESPEKTE për SAIMIR TAHIRIN që ju shkëputi lidhjet me KRRIMIN dhe DROGËN PD TRADHTISË dhe LSI HAJDUTËRISË . . . BANDITËT e PDsë dhe LSIsë janë hedhur në sulm si ÇAKENJË dhe HIENA , sepse SAIMIRI ju prishi NARKO-TRAFIKUN e LAZARATIT dhe NUK u tremb KURRË nga KRYEKRIMINELËT dhe KRYEBANDITËT e PDsë dhe LesheLisë (LSI) HAJDUTËRISË dhe BABËZISË ! RROFTË SAIMIR TAHIRI !

    Përgjigju
  • Daku: 02/11/2018 10:20

    I thonë me ken shkodran tana i ban

    Përgjigju
  • Fredi: 02/11/2018 10:04

    Bajgëri e gjallë

    Përgjigju
  • Parrucjani: 02/11/2018 09:26

    Ose per azil,se doli ne mod.

    Përgjigju
  • petriti: 02/11/2018 08:53

    Ndoshta ja ka vendos "policia bashkiake"sepse e ka parkuar ne zonen e rezervuar per levizjen e bicikletave.Te pakten vendosini nje gjobe per parkim te gabuar.

    Përgjigju
    • Hajde hajde: 02/11/2018 10:17

      A lexo ti apo ...

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja