Shkodër/ I vunë tritol në makinë, flet pronari: Nuk e di kush mund ta ketë bërë! Fuoristrada ka qenë e parkuar që paradite

SHKODËR- Pas shpërthimit me tritol mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ka folur pronari i makinës, Nazmi Badulla.

Në dëshminë e tij të dhënë në në polici, ai është shprehur se nuk ka dijeni se kush mund ta ketë vendosur tritolin në makinën e tij.

Ai u shpreh se se me makinën ka lëvizur vetëm pak gjatë orëve të paradites dhe më pas e ka parkuar në oborrin e shtëpisë e nuk e ka lëvizur deri në orët e mbrëmjes.

"Unë sapo isha futur në banesë dhe pak minuta më përpara kam qenë brenda oborrit. Jam ngjitur në shtëpi dhe më pas ka shpërthyer. Nuk e kam idenë se kush mund ta ketë vendosur. Fouristrada ime ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë që në orët e paradites. Kam dalë në mëngjes, kam ngrënë diçka dhe më pas jam rikthyer në shtëpi dhe e kam lënë makinën aty brenda oborrit. Nga ai moment nuk e kam lëvizur më ndaj nuk e kam idenë se si mund të ketë ndodhur" - tha ai.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në orën 20:25 në lagjen Partizani në Shkodër. Sasia e tritolit i është vendosur në makinën e Nazmi Badullës e cila ishte e parkuar në oborrin e shtëpisë së tij dhe fatmirësisht nuk kishte të lënduar.

Pronari i makinës rezulton një person me precedentë të mëparshëm penalë, për konflikte brenda familjes. Megjithatë ende nuk ka detaje të tjera sa i përket të kaluarës së tij dhe se me çfarë ka lidhje konkretisht shpërthimi.

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Shiste fishekzjarre kontrabandë, procedohet penalisht pronarja e subjektit

Korçë/ Shiste fishekzjarre kontrabandë, procedohet penalisht pronarja e subjektit