Shkodër, motër e vëlla i vunë tritol biznesmenit në derën e banesës dhe tek agjencia funerale, në kërkim 35-vjeçari, arrestohet e motra! Zbardhet motivi: Donin t'i merrnin para (EMRI)

Shkodër-  Motër e vëlla akuzohen se janë autorë të vendosjes së lëndës plasëse në dy raste në pronat e Ardian Fierzës, një rast në biznesin e tij agjenci funerale në gusht të këtij viti dhe rasti tjetër në nëntor të po këtij viti në banesën e tij.

Policia e Shkodrës informoi sot se shpalli në kërkim Benard Pllumbaj, 35 vjeç ndërsa u arrestua motra e tij Lumturi Pllumbaj e cila akuzohet si bashkëpunëtore. Policia e Shkodrës zbardh dhe motivin.

" Bazuar në provat e siguruara gjatë hetimit proaktiv, rezultoi se autori i dyshuar edhe për rastin e dytë të vënies së lëndës plasëse, është shtetasi Benard Pëllumbaj, 35 vjeç. Në vijim të hetimeve rezultoi se ky shtetas ka bashkëpunuar me motrën e tij, shtetasen Lumturi Pllumbaj, për marrjen e një shume parash nga shtetasi Ardian Fierza, me të cilin kishte konflikt pronësie për angjencinë funerale" informoi sot policia. 

Dy shpërthimet

Më 10 nëntor 2024  një sasi eksplozivi  shpërtheu në orët e para të mëngjesit para banesës së Aridianit. Por kjo nuk ishte hera e parë, pasi më 29 gusht 2024, një sasi eksplozivi u vu tek dera e agjencisë funerale Flora Fierza , në pronësi të Ardian Fierza i cili sapo e kishte hapur si biznes. Ps kësaj ngjarje policia shpalli në kërkim një Benard Pllumbaj si autor i vendosjes së tritolit. 

Theksojmë se Policia ka të gjithë episodin e filmuar kur 35 vjeçari  vendos lëndën plasëse agjencinë funerale. Nga pamjet e siguruara autori, është afruar pranë agjencisë i maskuar, ka ndezur lëndën plasëse, e ka hedhur në derën e agjencisë funerale dhe më pas është larguar i qetë.

Motër e vëlla, i gjejnë kanabis e armë 
Gjatë kontrollit në banesën e Benard Pllumbaj, me precedent penal për armëmbajtje pa leje blutë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, 1 radio dore si e Policisë, 1 laptop, 1DVR dhe 11 celularë. Ndërkohë gjatë kontrollit në subjektin që administronte (parukeri), u gjetën dhe sekuestruan 0.5 kg lëndë narkotike kanabis

Ka dhe të tjerë 
Prokuroria e Shkodër, ka regjistruar procedimin penal nr.1265 të vitit 2024, për dyshime të kryerjes së veprave penale ‘Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë’, ‘Shkatërrimi i pronës me eksploziv’ dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’, parashikuar nga nenet 109/b, 152 dhe 278/p.1 të Kodit Penal, në dëm të Ardian Fierzës. Ndërkohë dyshohet se janë dhe persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. 

"Në kuadër të veprimeve hetimore të kryera deri më tani, në drejtim të zbardhjes së ngjarjeve, Prokuroria pranë Gykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër ka kryer arrestimin e shtetases Lumturi Pllumbaj. Kjo shtetase, dyshohet se ka bashkëpunuar me vëllanë e saj, Benard Pllumbaj, si dhe me persona të tjerë të përfshirë në ngjarje me qëllimin për të shtrënguar me anë të kanosjes shtetasin Ardian Fierza për të përfituar padrejtësisht pasuri. Dyshimet e arsyeshme bazohen në provat e administruara deri më tani si rezultat i aplikimit edhe të metodave speciale të hetimit"

Te akuzuar për shperthimet ne banesen e biznesin e Fierzës
Benard Pllumbaj - Ne kerkim akuzohet për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe  ”Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, 
Lumturi Pllumbaj - E arrestuar akuzohet për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, dhe ”Ndërhyrje të padrejta në jetën private”.

 Prokuroria e Shkodrës bën me dije se janë duke u kryer veprimet të tjera hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve të tjerë të kryerjes së veprës penale.   

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 04/12/2024 01:19

    E kam thene dhe ne nje koment te meparshem,qe kjo dukej si gjobe dhe ja ku u vertetua,tani duhet pare nese ky ishte viktima e vetme,apo keta e kane bere /biznes/ dhe me viktima te tjera.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Do ekzekutonte të ‘fortin’ e Vlorës dhe shokun e tij për hakmarrje, SPAK çon për gjykim Amarildo Nikollin! Si i dështoi atentati, u kap me pistoletë gati për qitje

Do ekzekutonte të ‘fortin’ e Vlorës dhe shokun e tij për hakmarrje, SPAK çon për gjykim Amarildo Nikollin! Si i dështoi atentati, u kap me pistoletë gati për qitje