SHKODER- Edison Oruqi, është gjetur i mbytur në ujërat e lumit të Shalës, në Koman.
Sipas njoftimit të policisë trupi i pajetë i 40 vjeçarit është gjetur sot (22 janar) rreth orës 1:00. Deri më tani në prani të ekspertit mjekoligjor, në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.
Kanë qenë familjaret të cilët kanë kryer kontrolle gjatë paradites se sotme dhe kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë.
Ata kërkojnë ndihmën e policisë dhe palombarëve për nxjerrjen e kufomës nga uji të trupit të pajetë, sepse e kanë të pamundur për shkak të rrjedhës së ujit.
"Sot, rreth orës 1:00, në breg të lumit të Shalës, është konstatuar trupi i pajetë i shtetasit Edison Oruqi, 40 vjeç, i cili dyshohet se është mbytur. Nga këqyrja paraprake e trupit, në prani të ekspertit mjekoligjor, nuk janë konstatuar shenja dhune. Vijojnë hetimet për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës.
Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle të pandërprera për gjetjen e këtij shtetasi, që pas kallëzimit të bashkëshortes së tij, për humbjen e kontakteve me të", informoi sot policia.
Babai i 3 fëmijeve u zhduk në mënyrë misterioze, paraditen e së shtunës.
Ai ishte duke punuar në një bujtinë atje. Dyshohet se personi që e kishte marrë në punë viktimën, pas punës, e kishte lënë Edisonin në një zall të vogël me rërë dhe jo në destinacion, sepse aty nuk arrinte varka.
S.G/Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
12 Shkurt, 22:33
Arrestimi i Veliajt, si e vlerësoni qëndrimin e Ramës ndaj drejtësisë?
-
Të drejtë
42.2%
-
Të gabuar
53.7%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 9126
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vijojnë punimet në rrugën strategjike Shirokë-Zogaj, do lidhë vendin me Malin e Zi dhe e kthen Shkodrën si kryeqendër të rajonit (VIDEO)
14 Shkurt, 08:16
-
Shkodër, 5-fishohet qiraja! Tregtarët e Rusit në protestë: Si me qenë në Amerikë jo në Shqipëri
13 Shkurt, 17:44
-
Shkodër, vidhet një shumë e madhe parash nga banesa e një ish-mjekeje! Ishin fshehur në dollap, autori hapi derën me çelës! Flitet për mbi 100 mijë euro
12 Shkurt, 21:30
-
Transformimi i hyrjes në Shkodër/ Nënkryetari i bashkisë: Ky investim do të jetë një frymëmarrje për trafikun e rënduar
11 Shkurt, 14:45
-
Shkodra 'në luftë' me kanabisin, Prefektja Angoni: Qarku ynë duhet të dalë nga lista e zezë e kultivimit të lëndëve narkotike
11 Shkurt, 14:26
-
Përfshihet nga flakët automjeti në aksin Pukë – Fushë Arrëz, shkak një masë në impiant (VIDEO)
10 Shkurt, 22:07
-
I pandehur për shkarkimin në kundërshtim me ligjin të drejtorit të Ujësjellësit, ish-kryebashkiaku Shkodrës, Bardh Spahia paraqitet në SPAK
10 Shkurt, 15:15
-
Arrestimi i Erion Veliajt, kryeministri Rama anulon takimet në Shkodër
10 Shkurt, 14:33
-
Rindërtimi i ‘Muzeut të Kujtesës’ në Shkodër, Rama: Do sjell më shumë vizitorë, fillimi i një transformimi që nisi 30 vjet me vonesë! Ndërtojmë parkim të madh nëntokësorë
10 Shkurt, 13:29
-
Shkodër/ Qeni antidrogë 'mbërthen' malazezin me 1 kg hashash të fshehur në kofanon e makinës! Po largohej nga Hani i Hotit
10 Shkurt, 12:04
-
Shkodër/ IKMT nis aksionin për shembjen e ndërtimeve pa leje të ‘Ura e Bahçallëkut’ pranë lumit Drin, Policia e mbështet (VIDEO)
10 Shkurt, 09:32
-
Tom Doshi i rikthehet garës elektorale, njofton se do kandidojë në zgjedhjet e 11 majit: Do të jem deputet i Shkodrës
8 Shkurt, 16:31