Shkodër, kapen 5 të rinj, falsifikonin
kartëmonedhën 2 000 lekëshe

Shkodër, kapen 5 të rinj, falsifikonin<br />
kartëmonedhën 2 000 lekëshe
SHKODER -  Pesë persona kanë përfunduar në prangat e policisë, pasi akuzohen për falsifikim parash.

Arrestimet janë kryer në qytetin e Shkodrës, ku pesë të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin falsifikonin kartëmonedha me prerje 2000 lekëshe.

Nga strukturat e  Sektorit Kundër Krimit Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë e Policisë Qarkut Shkodër, falë një pune intensive hetimore, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar « FUND MAJI », ku u arrit zbulimi dhe goditja e një grupi kriminal të përbërë nga 5 shtetas të cilët kryenin aktivitet kriminal në drejtim të fallsifikimit të kartmonedhave.

Sasia e sekuestruar është 1 milion e njëzet mijë lekë të vjetra, të gjitha prerje 2 000 lekëshe. Çështja është në hetim prej rreth 3 muajsh e gjysëm.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë tentuar të vënë në,qarkullim një sasi prej 105.000 mijë lekësh të reja, me prerje 2000 mishe të reja, të fallsifikuara.

TE ARRESTUARIT NE FLAGRANCE
1-Kristian Mala, 22 vjeç, banues në lagjen “3 Heroj” Shkodër
2-Florian Gjergji, 34 vjeç, banues në fshatin  Berdicë,  Shkodër
3-Paulo Gjergji,  20 vjeç, banues në fshatin Berdicë, Shkodër
4-Emiljan Gjergji, vjeç 25, banues në fshatin Berdicë, Shkodër
5-Klodian Dedndreaj, 20 vjeç, banues në Tiranë 

PROVAT E SEUESTRUARA
Në cilësine e provës materiale, u sekuestruan:
104.000 mije lekë të reja me prerje 2000 (dy mishe) te reja ,- 10 aparate celularë të markave të ndryshme,
- dy automjete, një citroen me targa AA 925 ED dhe një tip mercedes benz me targa AA 938 Ek, mjete këto të cilat kanë shërbyer për aktivitetin kriminal të grupit.
 
U kyen të gjitha veprimet e duhura hetimore e proceduriale dhe materialet, në ngarkim të 5 shtetasve të arrestuar, iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjygjsor Shkodër për vepren penale “Fallsifikim i kartemonellave në bashkepunim” parashikuar nga neni 183/2 K.Penal." Po vijojnë hetimet për persona të tjerë të përfshirë në krim.

Redaksia online
(ar/ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim