SHKODËR-Policia e Shkodrës ka sekuestruar mëngjesin e sotëm 62 kg kanabis sativa në Pikën Kufitare Bashkimi, Vermosh.
Lënda narkotike u gjet në breg të lumit "Gërçarë", fshati Vermosh, Malësi e Madhe.
Shërbimet e policisë në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se disa persona po trafikonin lëndë narkotike në drejtim të kufirit me Malin e Zi, në bashkëpunim dhe me shërbimet e policisë kufitare të Malit të Zi, ushtruan kontroll dhe nga krehja e zonës përreth u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 thasë dhe një çantë dore, ku në total me një sasi prej 62 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa.
Vijon puna për identifikimim dhe kapjen e autorëve të dyshuar të përfshirë në veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike mbetur në tentativë".
[gallery]20294[/gallery]
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO