SHKODER- Një defekt në një shtyllë elektrike ka bërë që Velipoja të vuajë mungesën e energjisë. Turistët dhe pushuesit e shumtë që vitizojnë këtë zonë, vuajnë mungesën e energjisë elektrike gjatë mbrëmjes të së dielës.
Sipas kompanisë CEZ Shpërndarje shkak i mungesës së energjisë elektrike është bërë stakimi që iu bë linjës energjitike që furnizon komplet Velipojën sepse një kabull elektrik është këputur dhe ka rënë mbi një lokal.
Në mënyrë që të mundësohej rregullimi dëfektit, CEZ ka stakuar plotësisht linjën e furnizimit me energji elektrike.
Kompania CEZ Shpërndarje, ka njoftuar se sapo të lidhet kabulli elektrik, energjia do të rikthehet sërish në këtë zonë të plazhit të Velipojës.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com