Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 37-vjeçar, pasi ka kërcënuar me armë zjarri fqinjin e tij gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Sipas policisë, në këtë konflikt është përfshirë dhe 22-vjeçari A.G, ku së bashku me 37-vjeçarin kërcënuan fqinjin e tij e këtij të fundit.

22-vjeçari dyshohet se sapo ka konstatuar punonjësit e Policisë, ka marrë armën e zjarrit dhe është larguar me vrap.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/ Dyshohet se kanosën me armë zjarri pistoletë, fqinjin e tyre, gjatë një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga 37-vjeçari, shpallet në kërkim 22-vjeçari.  

Punohet për kapjen e 22-vjeçarit dhe për gjetjen e pistoletës. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të mbeshtetura nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Tafilica”, një shtetas ishte kanosur me armë zjarri, kanë organizuar punën për kapjen e autorit/ëve dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.  

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi M. B., 37 vjeç, banues në Shkodër. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi A. G., 22 vjeç, banues në Shkodër. Nga hetimet dyshohet se këta  2 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me fqinjin e tyre, shtetasin E. K., e kanë kanosur atë, me armë zjarri pistoletë.   

22-vjeçari dyshohet se sapo ka konstatuar punonjësit e Policisë, ka marrë armën e zjarrit dhe është larguar me vrap. Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.