SHKODER- Do të shkonte të priste djemtë që vinin nga Anglia, por është vrarë nga hajdutët. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë fundjavës por është zbuluar vetëm të martën, kur në banesën e Pashk Mujaj në Malësi të Madhe kishte shkuar nipi. Nga hetimi është zbardhur se, hajdutët kanë tentuar të grabisin shtëpinë e Mujajt por kanë ndeshur në kundërshtinë e të moshuarit, e për pasojë e kanë qëlluar 4 herë me armë zjarri duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja ka ndodhur në Vukpalaj të Komunës Kastrat, në Malësi të Madhe. 63-vjeçari jetonte i vetëm në banesë pasi fëmijët i kishte në emigracion, ndërsa ngjarja është zbuluar në orët e vona të së martës. Trupi i pajetë i viktimës është gjetur nga nipi i tij në mes të sallonit.
Vrasja në grabitje
Një tentativë për grabitje që ka hasur në kundërshtimin e kryefamiljarit, e që i ka kushtuar jetën këtij të fundit. Është ky epilogu i një ngjarje të rëndë të ndodhur në fshatin Vukpalaj të rrethit të Malësisë së Madhe, ku 63-vjeçari Pashk Mujaj u ekzekutua me 4 plumba. Ai jetonte i vetëm në banesën 3 katëshe në këtë fshat, ndërsa fëmijet i kishte në emigracion. Ngjarja është zbuluar në orët e vona të së martës, ku trupi i pajetë i viktimës është gjetur nga nipi i tij në mes të sallonit. Mujaj i kishte lënë porosi nipit që të shkonte ta merrte në banesë, pasi së bashku do të shkonin në aeroportin e Podgoricës për të marrë dy djemtë që i ktheheshin nga Anglia.
Por në momentin që nipi i tij ka shkuar në banesën e të moshuarit, ka parë derën kryesore të mbyllur me zinxhirë. Ai ka thirrur disa herë xhaxhain por ky i fundit nuk i është përgjigjur. Atëherë i riu ka hapur vetë derën e oborrit dhe kur i është drejtuar hyrjes së banesës, ka parë derën kryesore të hapur dhe në sallon trupin e pajetë të xhaxhait. Menjëherë ai ka lajmëruar policinë e cila me të mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet.
Hetimet e policisë
Nga hetimet paraprake, uniformat blu dyshojnë se viktima, i cili ka disa plagë nga arma e zjarrit, është vrarë me pistoletë. Dyshohet që autorët të kenë qënë në dijeni se Mujaj do të largohej nga banesa për të ju dalë djemve para në aeroport dhe kanë menduar se askush nuk ndodhej ne banesë. Në momentin që kanë hapur derën ata kanë parë të moshuarin dhe nga frika se viktima i ka njohur ato kanë qëlluar disa herë në drejtim të tij. Familjarët kanë deklaruar jashtë kamerave se, Mujaj kishte thënë në fshat që do t’i ktheheshin fëmijët të martën. Deri në orët e vona të ditës së edjeshme nga policia janë shoqëruar disa persona, të cilët dyshohen se kanë informacion në lidhje me këtë ngjarje, por që ende nuk është arritur në zbardhjen e këtij krimi.
Rrugëtimi I moshuari do priste djemtë
Pashk Mujaj, 63 vjeç, jetonte i vetëm, ndërsa mbrëmjen e së martës i kishte lënë porosi nipit që të shkonte ta merrte për të shkuar në aeroportin e Podgoricës, pasi do i vinin dy djemtë nga emigracioni nga Anglia. Sipas familjarëve të të moshuarit, 63- vjeçari kishte biseduar në fshat se do i ktheheshin fëmijët nga emigracioni dhe kjo ka bërë që grupi hetimor të hetojë pikërisht personat që kanë qenë në dijeni për këtë fakt. Të afërmit e viktimës janë pyetur nga policia dhe kanë sqaruar se nuk kanë asnjë konflikt apo hasmëri me njeri.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 23 Tetor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com