SHKODËR - Një 19-vjeçar u arrestua nga policia e Shkodrës ndërsa një tjetër është nën hetim për mashtrim kompjuterik.
Nga hetimet e policisë, të rinjtë me iniciale J.M. dhe E.P. kishin hapur një profil në rrjetet sociale dhe kërkonte një ndihmë financiare prej 25 mijë eurosh në emër të një personi tjetër që kishte probleme shëndetësore.
Personi i cili ishte me probleme shëndetësore nuk kishte njohje me emrin që paraqitej profili në rrjetet sociale.
Materiali hetimor i ndjekur nga Njësia për Hetimin e Krimeve Kibernetike kishte të bënte me dyshime të arsyeshme se dy të rinjtë kishin hapur një numër të madh profilesh të rrjeteve sociale me të dhëna të rreme, me qëllim mashtrimin e personave që dëshironin të jepnin ndihma financiare për qytetarë të ndryshëm.
Nga këto profile, 19-vjeçari me iniciale J.M. kërkonte ndihma financiare për persona që kishin probleme shëndetësore dhe u nevojitej ndihmë financiare nga qytetarë të tjerë.
Gjatë komunikimit, ky shtetas u dërgonte dhe të dhënat se ku do të dërgoheshin këto ndihma financiare.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se të dhënat e dërguara nga i riu i përkisnin një shtetasi tjetër, i cili do të bënte të mundur tërheqjen e ndihmave financiare.
Pas realizimit të operacionit u konstatua se ky shtetas kishte hapur 10 profile me të dhëna të rreme, nëpërmjet të cilave janë kryer dhe veprimet kriminale.
Gjatë kontrollit të banesës dhe kontrollit të këtyre shtetasve, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 telefona celular, karta SIM dhe dokumente të llogarive bankare.
Materialet hetimore u dërguan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për vazhdimin e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe procedurale, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”.
B.K./E.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44%
-
I keq
22.7%
-
As i mirë as i keq
33.3%
Vota total: 1496
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Itali/ Arratisje si në filma e bandës së ‘skifterëve’, kapet shqiptari i dënuar me 6 vite burg në Gjermani për 17 vjedhje! 2 ikën, ai ngeci në baltë
15 Dhjetor, 16:28
-
Itali/ I dënuar me 4,2 vite burgim për zhvatje dhe shpifje, kapet pas katër vitesh kërkimi 43-vjeçari shqiptar
15 Dhjetor, 16:05
-
Itali/ Ishte pjesë e rrjetit të trafikut të kokainës, arrestohet dhe dëbohet nga vendi 30-vjeçari shqiptar
15 Dhjetor, 15:54
-
Itali/ Kishte fshehur kokainën në tavanin e shtëpisë, arrestohet 25-vjeçari shqiptar
12 Dhjetor, 21:44
-
Asti/ Shqiptari dhe italiani kapen me 20 kg drogë, hodhën 18 mijë euro që të hutonin policët! U gjenden telefon antipërgjim dhe kasafortë me gjurmë gishti
10 Dhjetor, 20:40
-
Pukë/ Dhunoi fizikisht dhe tentoi të abuzonte seksualisht me 74-vjeçaren, arrestohet 38-vjeçari me precedentë! (EMRI)
8 Dhjetor, 12:40
-
Dibër/ Kosova e kërkonte për dhunim, arrestohet për ekstradim 25-vjeçari! Gjykata e e Prizrenit kishte dhënë masën 'arest me burg'
8 Dhjetor, 11:27
-
Romë/ Ngacmonte seksualisht nxënësen e mitur italiane në autobus, arrestohet 37-vjeçari shqiptar!
8 Dhjetor, 10:17
-
Pogradec/ I gjenden arsenal armatimi dhe municionesh në banesë, arrestohet 65-vjeçari! Sekuestrohen kallash, kapsolla detonatore dhe fitil zjarrpërcjellës (EMRI+VIDEO))
4 Dhjetor, 19:26
-
Tiranë/ Shpërndarja e drogës në zonën e Kombinatit, në pranga 47-vjeçari, nën hetim adoleshenti që e bleu (VIDEO)
4 Dhjetor, 12:31
-
Tiranë/ Nuk lejonin firmën të vendoste shtyllën e tensionit, 1 në pranga dhe 2 nën hetim! Njëri spërkat veten me lëndë djegëse, Policia e ndalon
28 Nëntor, 15:36
-
Durrës/ Tregtonte paketa cigaresh kontrabandë, arrestohet shitësi 50-vjeçar! Akuzohet për 8 vepra penale
28 Nëntor, 15:10