Shkodër, 500 të kontaktuar nga policia për vetëkarantinim, erdhën nga Italia

Shkodër, 500 të kontaktuar nga policia për vetëkarantinim, erdhën nga Italia

1583967079_policia.jpg

Në Shkodër vijojnë kontrollet e postblloqeve të policisë dhe forcave të ushtrisë për të ndalura qarkullimin e mjeteve të pa akredituar ndërsa në doganën e Muriqani dhe Vermoshit nuk ka pasur asnjë qarkullim të këmbësorëve. Policia vijon kontrollet për identifikimin e të gjithë personave të ardhur nga Italia dhe kontrollin e tyre nëse janë në vetëkarantinim. Deri tani rreth 500 shtetas në të gjithë territorin e Qarkut Shkodër të cilët kanë hyrë në territorin e 5 bashkive nga data 27 shkurt janë kontaktuar që të vetizolohen. Thirrjet për ndërgjegjësim të qytetarëve për të mos dalë nga shtëpitë vijojnë nga autoritete, por shkodranët vijojnë ende të bëjnë shëtitje.

Kontrollet kanë vijuar edhe nga inspektoratet për mbylljen e të gjitha bareve, restoranteve dhe lokaleve, bilardove  në të gjithë qarkun.

Në lidhje me rritjen e çmimet e tregut, 3 grupe të  Tatim Taksave kane dale në teren për të monitoruar dhe është konstatuar se çmimet janë ngritur nga subjektet tregtare në Tiranë që janë reflektuar dhe në tregun e ambulanteve në Shkodër. 


Lajmi kryesor:

‘Jemi në kohë lufte jo pushimesh’! Shkodranët ‘sfidojnë’ urdhrat, Elbasani 'thyen' heshtjen (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës