Rinia shkodrane duket se ende nuk është ndërgjegjësuar se të luash me jetën dhe shëndetin tënd dhe të tjerëve nuk është shaka. Pavarësisht urdhrit për të ndenjur në shtëpi dhe shmangur grumbullimet për të frenuar sa më shumë infektimin me koronavirus, duket se kjo nuk vlen për shkodranët e ‘pabindur’ të cilët kanë dalë shëtitje në masë me biçikletat e tyre. Kryesisht vihen re të rinjtë, të cilët janë edhe më rebelët jo vetëm për t’iu bindur urdhrave, por ecin me idenë e tyre se ‘jam i ri dhe i pamposhtur”.
Shkodra pasditen e 14 marsit i ngjan një dite normale pushimi dhe feste, ku të gjithë shijon rrezet e perëndimit dhe shëtitjen në rrugë shoqëruar me miq dhe familjarë. Kjo do të ishte një pamje normale në një ditë normale feste apo jete, por jo në një situatë emergjente, ku të gjithë po mundohemi të luftojmë armikun e padukshëm që tashmë ka hyrë në shtëpinë tonë Shqipëri.
Ruajtja e shëndetit tonë, të dashurve , miqve dhe shoqërisë është detyrë e gjithsecilit prej nesh! Nuk është më çështje dëshire, por DETYRE QYTETARE! Prandaj shkodranë të dashur kthehuni dhe rrini në shtëpi!
Ky nuk është shembulli i duhur që duhet të jepni dhe se shumica e qytetarëve, përfshirë dhe moshatarët tuaj janë vetizoluar tashmë prej dy ditësh. Fakti që koha është e bukur, me diell dhe jeni pushim, nuk do të thotë se duhet ta përdorni për xhiro në natyrë, por për të ndenjur në shtëpi dhe ajrosur banesat tuaj, dhe sigurisht kemi fatin që moti po na favorizon për të mos përdorur dhe ajrin e kondicionuar. Të njëjtën thirrje bëri dhe kryeministri Rama pak orë më parë, kur për fakt të keq të ‘pabindurit ‘ në Tiranë çuan në mbylljen e parkut të Liqenit, në mënyrë që të shmangen grumbullimet.
"Jemi me fat që kemi këtë kohë të mirë dhe të ngrohtë, mund t'i mbajmë dritaret hapur gjatë gjithë ditës për ajrosjen e shtëpisë dhe të fikim ajrin e kondicionuar që është një armik në këtë luftë. Por kjo nuk do të thotë të dalim xhiro familjarisht siç ka ndodhur dje dhe sot në Liqenin e Tiranës ku vërtetë nuk kishim shumë njerëz si zakonisht në një mot të tillë, por mjaftueshëm për të cenuar rregullat e mbrojtjes individuale. Apo buzë liqenit të Shkodrës ku mbrëmë ishte sikur jemi në një kohë pushimesh dhe jo në kohë lufte’ tha Rama në një video mesazh për qytetarët nga shtëpia e tij në Surrel.
Disa të rinj shkodranë kanë dalë në rrugë dhe luajnë futboll, në një kohë kur u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi dhe të shmangin sa më shumë përhapjen e koronavirusit. Një sjellje aspak e përgjegjshme, ku e vetmja gjë që po u kërkohet vazhdimisht nga autoritetet është të ndërgjegjësohen se covid 19 nuk është lojë dhe se duhet të ruajnë veten dhe familjarët.
Në Shkodër vijojnë kontrollet e postblloqeve të policisë dhe forcave të ushtrisë për të ndalura qarkullimin e mjeteve të pa akredituar ndërsa në doganën e Muriqani dhe Vermoshit nuk ka pasur asnjë qarkullim të këmbësorëve. Policia vijon kontrollet për identifikimin e të gjithë personave të ardhur nga Italia dhe kontrollin e tyre nëse janë në vetëkarantinim. Deri tani rreth 500 shtetas në të gjithë territorin e Qarkut Shkodër të cilët kanë hyrë në territorin e 5 bashkive nga data 27 shkurt janë kontaktuar që të vetizolohen. Thirrjet për ndërgjegjësim të qytetarëve për të mos dalë nga shtëpitë vijojnë nga autoritete, por shkodranët vijojnë ende të bëjnë shëtitje.
Kontrollet kanë vijuar edhe nga inspektoratet për mbylljen e të gjitha bareve, restoranteve dhe lokaleve, bilardove në të gjithë qarkun.
Në lidhje me rritjen e çmimet e tregut, 3 grupe të Tatim Taksave kane dale në teren për të monitoruar dhe është konstatuar se çmimet janë ngritur nga subjektet tregtare në Tiranë që janë reflektuar dhe në tregun e ambulanteve në Shkodër.
Mbrëmja e në qytetin e Korçës është e qetës dhe pa lëvizje, ku qytetarët vijoj në të qëndrojnë në shtëpi, përveç ndonjë dalje për nevojat themelore të tyre. Gjithashtu edhe mjetet janë të pakta që qarkullojnë, ndërsa nga dita e nesërme qarkullimi i tyre do të jetë i ndaluar me urdhër nga policia.
Dhe pse hoqi dorë nga festimet për Ditën e Verës, duke se Elbasani nuk heq dorë nga shëtitja e pasdites. Qytetarët pas orëve të drekës kanë nisur të shfaqen në rrugë dhe të grumbullohen duke shëtitur. Ajo që vihet re është ato janë edhe pa maska mbrojtëse dhe nuk ruajnë distancën nga njëri tjetri.
Duhet thënë se gjatë orëve të paradites Elbasanit ishte ‘i heshtur’ dhe rrugët të qeta, por po nisin të gumëzhijnë gjatë orëve të pasdites.
Me spec djegs e raki fshati ik virusi ja fut vrapit
PërgjigjuE paskan kapur veten Shkodranet me Monclear,ska virus qe u bo dom Shkodranve.
Përgjigjuo kafshe o injorante rrini mbyllur se do boheni pishman mbrapa por do jete vone povdesin te rinnj e te vjeter ne itali....po vdesin doktorra e infermjere.nuk jeni ne terezi vet ju e pastaj e ka fajin qeverija.nuk po e kuptoni qe gjith bota esht mbyllur nga kjo gje. deri sa dhe amerika shpalli gjendjen e emergjences e vuri 50 miljard dollar per tu shpenzuar per te zbuluar vaksinen e ju nuk e kuptoni nuk kam fjale tju pershkruaj.........
Përgjigju