Mos dekretimi i Sandër Lleshajt, kreu i të Përndjekurve Politik në Shkodër: Meta po bën opozitë

Kryetari i ish të përndjekurve politik në Shkodër, Zenel Drangu ka komentuar mosdekretimin e Sandër Lleshit nga presidenti ilir Meta. Kryetari i ish të perndjekurve politikë e konsideroi një fatkeqësi që presidenti në vendin tonë të luajë rolin e opozitës.

Si ministër i Brendshëm për mua ka punuar me ndershmëri dhe përkushtim shumë, dhe ka punuar shumë mirë. Mendoj se dorëheqja e tij ka qenë një presion i bërë, pavarësisht arrestimeve që kanë ndodhur kohët e fundit

Zenel Drangu, kryetari i ish të përndjekurve politik në Shkodër

Ndërkohë për dorëheqjen e Ministrit te Brendshem Fatmir Xhafaj, ai pranoi që si ish i përndjekur e ka patur të veshtirë të jetë në krye të rendit një ish hetues . E megjithatë, ai tha se dorëheqja e tij erdhi si rezultat i punës se mirë dhe presionit që shkaktuan mbi të arrestimet e bujshme.

Mos vendosja e kandidatit që ishte Z. Sandër Lleshi, një figurë shumë e nderuar, më bën ta shoh presidentin të luajë dy role: rolin e presidentit dhe rolin e opozitës. Nuk mendoj që është e drejtë që presidenti të jetë opozitar.

Zenel Drangu, kryetari i ish të përndjekurve politik në Shkodër

 

Drangu foli dhe për zvarritjen e procesit të dëmshpërblimeve për ish të përndjekurve politikë, që ka krijuar pakënaqësi tek kjo shtresë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja