SHKODER - Në ditën ndërkombëtare të kujdesit për të moshuarit, Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera, ka zhvilluar një vizitë në Shtëpinë e të Moshuarve në qytetin e Shkodrës. Gjatë këtij takimi, Ksera premtoi se në të ardhmen do të rritet edhe më shumë përkujdesja e strukturave të qeverisë ndaj kësaj shtrese të shoqërisë.

Një tetori njihet në të gjithë botën si dita ndërkombëtare e kujdesit për të moshuarit. Në kuadër të saj zhvillohen shumë aktivitete të cilat kanë të bëjnë me prezantimin e politikave në mbrojtjen e të drejtave të tyre.

(Gre.M/Shqiptarja.com)