Një 23-vjeçar  banues në Guerilë të Shkodrës është arrestuar nga policia për armëmbajtje pa leje.

Në pranga të policisë ka rënë Ajden Çekorja, i cili teksa drejtonte makinën e tij tip “Benz” është ndaluar nga policia dhe gjatë kontrollit i është sekuestruar një pistoletë e tipit “Zaztava”, të cilën e kishte fshehur poshtë sedijes së shoferit.

Gjithashtu janë sekuestruar edhe 8 fishekë në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i polotë i policisë së Shkodrës në lidhje me arrestimin e Ajden Çakorjat:

Qarkullon me armë zjarri në automjet, arrestohet në flagrancë nga Policia.Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë "Zastava" me 8 fishekë.

Në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete, më datë 02.11.2017 nga Forca e Posaçme Shqiponja në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve policore, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:

Ajden Çekorja 23 vjeç banues në lagjen Guerile, Shkodër.

Arrestimi i tij u bë pasi, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip "Benz" me targë AA662DH, poshtë sediljes së shoferit, i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip pistoletë "Zastava" me 8 fishekë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit.

me arme pa leje shkoder
(Pistoleta  që iu gjet të riut shkodran në makinën e tij)

[gallery]24513[/gallery]

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com