SHKODËR - Kanë qenë duke lëvizur me automjetin e tyre pranë qendrës së qytetit të Shkodrës por automjeti është përfshirë nga flakët dhe si pasojë brenda pak minutash është djegur. Fatmirësisht nuk ka pasur të dëmtuar pavarësisht se brenda automjetit tip BMW me targa SH 98 68 C, ndodheshin 2 persona.
Ngjarja ka ndodhur pasditen te së martës rreth orës 21:00 pranë Radio Shkodrës kur automjeti ka qenë duke lëvizur dhe papritur është përfshirë nga flakët. Në vend kanë shkuar menjëherë shërbimet e zjarrfikësve dhe te policisë të cilat kanë konstatuar se është djegur automjeti tip BMW me targa SH 98 68 C.
Me të mbërritur në vendngjarje forcat e policisë kanë evakuuar kalimtaret e rastit si dhe automjetet nga frika e ndonjë shpërthimi të mundshëm pasi brenda automjetit ka qenë edhe një bombul gazi, forcat e zjarrfikësve përveç flakëve kanë konstatuar edhe rrjedhje gazi.
Megjithatë ndërhyrja efikase ka bërë të mundur shuarjen e flakëve. Në vendngjarje ka mbërritur edhe grupi hetimor i cili ka nisur hetimet mbi ngjarjen e ndodhur dhe sipas informacioneve nga blutë e Shkodrës bëhet e ditur se shkak për rënien e zjarrit ka qenë shkëndija elektrike.
(e.n/bm/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com