SHKODER - Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në unazën perëndimore të qytetit të Shkodrës. Dy automjete janë përplasur kokë më kokë ku për pasojë ka mbetur i plagosur Altin Mehja 39-vjeç. 

Ai është transportuar me urgjencë për në spitalin rajonal të Shkodrës, ku siç bëhet e ditur, ndodhet në gjendje kritike për jetën. Në aksident janë përfshirë një automjet "Sharon" me targa AA 920 HX dhe një mjet tip Benz AA514FU me drejtues shtetasin A. G. 41 vjeç. Aksidenti ka ndodhur në lagjen "Salo Halili", Shkodër.

Shqiptarja.com ka siguruar foto nga ky aksident, ku siç duket në pamje automjeti "Sharon" ka pësuar dëmtime të shumta. Sipas policisë, drejtuesi i këtij automjeti 39-vjeçari Mehja i cili ka mbetur i plagosur rëndë nga përplasja e fortë e dy automjeteve. 

aksident
(Automjeti Sharon i përfshirë në aksident)

Shkak për aksidentin dyshohet shpejtësia tej normave të lejuara. Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit "Mercedes Benz".

[gallery]25555[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com