Shkodër/ Qeni antidrogë 'mbërthen' malazezin me 1 kg hashash të fshehur në kofanon e makinës! Po largohej nga Hani i Hotit

Shkodër/ Qeni antidrogë 'mbërthen' malazezin me 1 kg hashash të fshehur në kofanon e makinës! Po largohej nga Hani i Hotit

Momenti kur qeni antidrogë i Policisë zbulon drogën në kofanon e mjetit

Shkodër- Policia e Shkodrës ka arrestuar ditën e sotme (10 Shkurt) një 38-vjeçar nga Mali i Z, i cili tentoi të dilte nga Shqipëria me 1 kg drogë në makinë.

I ndaluari në pikën e Hanit të Hotit është Anton D., i cili e kishte fshehur lëndën narkotike poshtë kofanos së automjetit që drejtonte. Zbulimi i lëndës narkotike u bë edhe me ndihmën e qenit antidrogë të Policisë.

“Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë Kufitare të Hanit të Hotit gjetën rreth 1 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa. Në lidhje me këtë rast u njoftuan Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, të cilët në përfundim të veprimeve të para procedurale bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 38 vjeç, për veprën penale “trafikimi i narkotikëve”, njoftoi Policia e Shtetit.

Si prova materiale u sekuestruan lënda narkotike, aparati celular dhe makina e të dyshuarit.

Pas veprimeve paraprake hetimore, dosja i kaloi Prokurorisë së Shkodrës, për procedura të mëtejshme.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Mars, 10:18

    Nisin kualifikueset e Botërorit, si del Angli-Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Kandidate në listën e mbyllur të PS në Shkodër, Marjana Koçeku bënë kërkesën e veçantë: 2 vajza duhet të më zëvendësojnë në punët e bujtinës

Kandidate në listën e mbyllur të PS në Shkodër, Marjana Koçeku bënë kërkesën e veçantë: 2 vajza duhet të më zëvendësojnë në punët e bujtinës