Sipas deklarimeve të familjarëve në polici, autorët kanë qenë të maskuar dhe nën kërcënimin e armës morën 5 mijë Euro. Më pas u larguan nga vendngjarja me një makinë “Alfa Romeo”. Nga grabitja fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Ndërkohë, policia ka ngritur pika të shumta kontrolli dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku po kryen veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë.
Njoftimi i policisë:
Me datë 14.12.2017, rreth orës 07:15, ka ardhur një telefonatë në sallën operative se në fshatin Dobraç, katër persona të maskuar dhe me armë kanë hyrë në banesën e shtetasit A. S, për të vjedhur. Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje ku nga deklarimet e familjarëve rezulton se katër persona nën kërcënimin e armës kanë marrë rreth 5000 euro dhe janë larguar me një mjet tip Alfa Romeo.
Janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku po kryen veprimet në bashkëpunim me Prokurorinë.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

VIDEO







