Shkodër, mbi 30 të shoqëruar për
ekzekutimin me armë të Gjon Gjekajt
Viktima është qëlluar me tre plumba sapo ka dalë nga shtëpia e tij. Ai kishte precedentë dhe ishte i përfshirë edhe në aktivitetin e pajtimit të gjaqeve. Eshtë arrestuar edhe për grabitjen e armatosur vite më parë të një banke në qytetin verior. (Në foto: Gjon Gjekaj)
SHKODER - Mbi 30 persona janë shoqëruar në komisariatin e policisë së Shkodrës për vrasjen e 50-vjeçarit Gjon Gjekaj pranë shtëpisë së tij tek kryqëzimi i ish degës në lagjen “Ndoc Mazi”. Ngjarja e rëndë u shënua mesditën e së shtunës në vendin e quajtur “Ura e Thive”, ku autori ka qëlluar mbi 50-vjeçarin e ka qëlluar 3 herë pas shpine nga një distancë gati 1 metër e gjysmë, duke e lënë të vdekur në vend.
Ndërkohë, për nga mënyra e kryerjes së krimit, policia dyshon se vrasja ka qenë e organizuar dhe dyshohet se autorët kanë qenë profesionistë. Pavarësisht dëshmive të marra nga efektivët e policisë, identifikimi i autorit deri më mbetet mister, pasi krimin e ka kryer pas apartamentit të Gjekajt në një rrugicë prapa pallateve si dhe në ato momente nuk ka pasur asnjë kalimtarë të rastit.
Efektivët e policisë bëjnë të ditur se 30 personat e shoqëruar janë kryesisht persona të cilët në të kaluarën mund të kenë pasur probleme me viktimën. Kjo është edhe pista kryesore e grupit hetimor si dhe prokurorisë së Shkodrës mbi ekzekutimin e Gjon Gjekajt, konfliktet e mundshme gjatë periudhës së trazirave të 97- s. Policia po punon për zbardhjen e plotë të këtij krimi
50-VJECARE ME PRECEDENTE TE '97-ësViktima dyshohet të ketë precedentë penal në ngjarje që i përkasin vitit 1997. Dyshohet se pikërisht këto ngjarje janë edhe shkaku i atentatit ndaj 50-vjeçarit, në të cilin janë përfshirë dy persona, që i janë afruar viktimës me një motoçikletë.
Gjeka është qëlluar me tre plumba në momentin që ka dalë nga shtëpia. Kohët e fundit ai ishte i përfshirë edhe në aktivitetin e pajtimit të gjaqeve, ndërkohë që mësohet se në vitin 2002 është akuzuar për mashtrimin e një tregtari nga Durrësi.
PRECEDENDET E DHUNSHEM TE GJEKES
Gjeka, në moshën 37-vjeçarë, ka qenë i akuzuar për vjedhjen e një banke në Shkodër, vepër për të cilën edhe është arrestuar. Me atë rast policia vendase bëri të ditur se ai akuzohej gjithashtu për pjesëmarrje aktive në grabitjen me armë të qendrës “Don Bosco” dhe shkatërrimin e zyrave të Prokurorisë në shkurt të vitit 1998.
(Në foto: Gjon Gjekaj)Shkrimi u botua fillimisht pasditen e djeshme dhe u përditësua sot në orën 17:10
Redaksia Online
(im/Gre.M/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
75.1%
-
Të gabuar
19.7%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 2623
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dënimi i Salianjit, çmenduritë e Flamur Nokës: Të bllokojmë aeroportin dhe portet! Mblidhet Kryesia, Berisha: Rama i shpalli luftë PD! Report Tv zbardh diskutimet
26 Shtator, 22:53
-
Kremlini: Doktrina e re bërthamore është paralajmërim për Perëndimin
26 Shtator, 22:52
-
Osmani në SHBA, takohet me ndihmëssekretarin amerikan O’Brien! Diskutojnë për sigurinë në rajon
26 Shtator, 22:35
-
‘Frontline’ në Report TV/ Hoxha: Rama gaboi me Xhafën kur e bëri ministër! Muça: Salianji u përdor dy herë! Dhuli: Qirko e Vettingut, motra e Ballukut
26 Shtator, 22:25
-
Vera 2024, më e nxehta e regjistruar ndonjëherë në Europën Juglindore
26 Shtator, 22:20
-
Italia dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e sigurisë kibernetike
26 Shtator, 22:06
-
Debate në FRONTLINE/ Muça përplaset me Burimin: Ju ka marrë ferra uratën, mos po kërcënon? Nuk jam i rrjedhur! Nurja: dënim i rëndë Hoxha: Do vinte një ditë
26 Shtator, 21:57
-
'Spitali i vdekjes', Onkologjiku pa ilaçe dhe me aparatura të prishura!
26 Shtator, 21:55
-
Shqipëria dhe Suedia forcojnë bashkëpunimin për reformat në sistemin penitenciar
26 Shtator, 21:50
-
Debati për dënimin e Salianjit në FRONTLINE/ Dhuli: Deputetët e PD jam i bindur se do hyjnë në grevë urie!
26 Shtator, 21:29
-
Dënimi i Salianjit me 1 vit burg për kallëzim të rremë, çmenduritë e Flamur Nokës: Të bllokojmë edhe aeroportin
26 Shtator, 21:28
-
Osmani: Kosova të ketë më shumë bashkërendim dhe bashkëpunim me SHBA
26 Shtator, 21:26