Shkodër, mbi 30 të shoqëruar për
ekzekutimin me armë të Gjon Gjekajt

Shkodër, mbi 30 të shoqëruar për <br />ekzekutimin me armë të Gjon Gjekajt
SHKODER - Mbi 30 persona janë shoqëruar në komisariatin e policisë së Shkodrës për vrasjen e 50-vjeçarit Gjon Gjekaj pranë shtëpisë së tij tek kryqëzimi i ish degës në lagjen “Ndoc Mazi”. Ngjarja e rëndë u shënua mesditën e së shtunës në vendin e quajtur “Ura e Thive”, ku autori ka qëlluar mbi 50-vjeçarin e ka qëlluar 3 herë pas shpine nga një distancë gati 1 metër e gjysmë, duke e lënë të vdekur në vend.

Ndërkohë, për nga mënyra e kryerjes së krimit, policia dyshon se vrasja ka qenë e organizuar dhe dyshohet se autorët kanë qenë profesionistë. Pavarësisht dëshmive të marra nga efektivët e policisë, identifikimi i autorit deri më mbetet mister, pasi krimin e ka kryer pas apartamentit të Gjekajt në një rrugicë prapa pallateve si dhe në ato momente nuk ka pasur asnjë kalimtarë të rastit.

Efektivët e policisë bëjnë të ditur se 30 personat e shoqëruar janë kryesisht persona të cilët në të kaluarën mund të kenë pasur probleme me viktimën. Kjo është edhe pista kryesore e grupit hetimor si dhe prokurorisë së Shkodrës mbi ekzekutimin e Gjon Gjekajt, konfliktet e mundshme gjatë periudhës së trazirave të 97- s. Policia po punon për zbardhjen e plotë të këtij krimi

50-VJECARE ME PRECEDENTE TE '97-ës

Viktima dyshohet të ketë precedentë penal në ngjarje që i përkasin vitit 1997. Dyshohet se pikërisht këto ngjarje janë edhe shkaku i atentatit ndaj 50-vjeçarit, në të cilin janë përfshirë dy persona, që i janë afruar viktimës me një motoçikletë.

Gjeka është qëlluar me tre plumba në momentin që ka dalë nga shtëpia. Kohët e fundit ai ishte i përfshirë edhe në aktivitetin e pajtimit të gjaqeve, ndërkohë që mësohet se në vitin 2002 është akuzuar për mashtrimin e një tregtari nga Durrësi.

PRECEDENDET E DHUNSHEM TE GJEKES
Gjeka, në moshën 37-vjeçarë, ka qenë i akuzuar për vjedhjen e një banke në Shkodër, vepër për të cilën edhe është arrestuar. Me atë rast policia vendase bëri të ditur se ai akuzohej gjithashtu për pjesëmarrje aktive në grabitjen me armë të qendrës “Don Bosco” dhe shkatërrimin e zyrave të Prokurorisë në shkurt të vitit 1998.

(Në foto: Gjon Gjekaj)

Shkrimi u botua fillimisht pasditen e djeshme dhe u përditësua sot në orën 17:10
Redaksia Online
(im/Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria indekson pensionet me 4.1 për qind, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

CHL/ Man. City paqe me Interin, 0-0 në Angli! Qazim Laçi shënon supergol në debutim, tri pikë për Dortmund e Celtic! PSG fiton në limite

CHL/ Man. City paqe me Interin, 0-0 në Angli! Qazim Laçi shënon supergol në debutim, tri pikë për Dortmund e Celtic! PSG fiton në limite