SHKODËR-Çështja e mbifaturimeve të energjisë elektrike në dëm te qytetarëve shkodrane është një çështje e OSHEE-së dhe që ka të bëjë me qeverisjen, e jo me Partinë Socialiste.
 
Kjo ishte deklarata e koordinatorit të Partisë Socialiste dega Shkodër, Ditmir Bushati, që shtoi se problemi me mbifaturimet është një çështje që do të adresohet me rigorizitet të madh.

''Është çështje që ka të bëjë me qeverisjet, është çështje e OSHEE-së, nuk ka të bëjë me PS. Nga kontaktet që unë kam pasur do të adresohet me rigorozitetin më të madh. Është një mbledhje rutinë që diskutojmë me strukturat e Partisë'',-u shpreh Bushati. 
 
Mbledhja e Bushati me strukturat e Partisë Socialiste dega Shkodër zgjati për rreth 3 orë në selinë e kesaj partie.

Ndërsa temë kryesore e debateve ka qenë pikërisht mbifaturimet e qytetarëve shkodranë.

Anëtarë të kryesisë i kanë ngritur shqetësimet ministrit Bushati për këtë situatë të dirigjuar nga Tirana ndërsa kanë paralajmëruar se do të ndikojë tek PS në Shkodër në rezultatet e zgjedhjeve të 18 Qershorit.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com