Digjet nënstacioni i Draçinit, gjysma e Shkodrës pa energji

ShkoderNënstacioni i Draçinit dhe 4 kabina elektrike në disa lagje të qytetit janë përfshirë nga zjarret paraditen e sotme. Fillimisht zjarri ka përfshirë nënstracionin e Draçinit ndërkohë që në harkun e 2-3 minutave janë përfshirë nga flakët edhe 4 kabina elektrike. Menjehere ne vendin e ngjarjes kanë shkuar 3 mjete zjarrfikese pranë Nënstacionit të Dracinit të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve ndërkohë që gjysma e qytetit të Shkodrës ka mbetur pa energji elektrike prej ores 11:30 te dites se sotme.

18 efektive dhe 5 mjete zjarrfikese kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve të zjarrit ndërkohë që si pasojë e zjarrit është shkrumbuar edhe një magazinë në afërsi të nënstracioni të Draçinit.

Prokuroria dhe policia kane nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkakut që solli përfshirjen nga flakët të nënstracionit ndërkohë që nga hetimet paraprake dyshohet për një shkëndije elektrike në sallën e komandimit.

 Në total janë përfshirë nga flakët
1-Nën-stacionin e Draçinit
2- Kabinën elektrike të lagjes Kiras
3- Kabinën elektrike të lagjes Zukth-Kashta
4- Kabinën elektrike të lagjes Xhabije
5- Kabinën elektrike të lagjes Tophanë.

 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 18 Janar, 08:40

    A duhen bërë publik emrat e politikaneve që kanë përdorur Sky Ecc?



×

Lajmi i fundit

Shqiptari që ka ‘tërbuar’ Anglinë! ‘Daily Mail’: Jeta e të dënuarit për trafik njerëzish, që i kalon ditët duke luajtur golf dhe kryen më shumë krime

Shqiptari që ka ‘tërbuar’ Anglinë! ‘Daily Mail’: Jeta e të dënuarit për trafik njerëzish, që i kalon ditët duke luajtur golf dhe kryen më shumë krime