Shkodër/ Mes lotësh e dhimbjes, përcillet për në banesën e fundit dramaturgut Fadil Kraja

Shkodra i ka dhënë sot lamtumirën e fundit kolosit të dramaturgjisë, Fadil Kraja. Homazhet janë mbajtur në Teatrin Migjeni, aty ku Fadil Kraja numëron me dhjetëra pjesë të vëna në skenë. Miq, të afërm dhe familjare kanë dhënë mesazhe për këtë figurë, i cili përveç se kolos i letrave, ishte edhe një qytetar model i Shkodrës.

Fadil Kraja, ka shkruar mbi 50 drama dhe komedi të suksesshme të shfaqura në të gjithë teatrot profesioniste të Shqipërisë, si dhe në Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni dhe në diasporë. Mes tyre përmenden: “Fisheku në pajë”, i cili vetëm në Shkodër u shfaq rreth 500 herë, “Sinjalet e natës”, “Shpartallimi”, “Baca i Gjetajve” dhe shumë të tjera.

 Fadil Kraja ka patur një bashkëpunim të ngushtë me trupën virtuoze të aktorëve të Teatrit të Shkodrës, sidomos me Serafin Fanko regjisori i suksesshëm i “Fisheku ne paje” me të cilin e bashkoi puna,  gëzimet dhe emocionet, përkushtimet dhe sukseset e skenës. Kraja u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 91-vjeçare.

1637320800_kraja.jpg

 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?