Ndërron jetë në moshën 91 vjeçare, shkrimtari e dramaturgu i shquar shqiptar, Fadil Kraja

Ndërron jetë në moshën 91 vjeçare, shkrimtari e dramaturgu i shquar shqiptar, Fadil Kraja

Fadil Kraja

SHKODËR- Arti shqiptar në zi! Është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare, shkrimtari dhe dramaturgu i shquar shqiptar. “Kalorësi i urdhrit së Skënderbeut”, “Mjeshtri i Madh”, “Krenaria e Qytetit”, Fadil Kraja.

Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur, vajza e tij Nereida Llazani-Kraja, e ndërsa  Teatri “Migjeni” më Shkodër ka njoftuar se homazhet për këtë figurë të shquar do të zhvillohen ditën e nesërme, më 19 nëntor, nga ora 9-12, në hollin e teatrit.

Kush ishte Fadil Kraja?
Nga viti 1972 deri më 1992 ka qenë shkrimtar në profesion të lirë, duke vazhduar si pedagog i jashtëm në fakultet dhe njëkohësisht Kryetar i Degës së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për Degën e Shkodrës.

Ka shkruar mbi 50 drama dhe komedi të suksesshme te shfaqura në të gjithë teatrot profesioniste të Shqipërisë, si dhe në Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni dhe në diasporë. Mes tyre përmenden: “Fisheku në pajë”, i cili vetëm në Shkodër u shfaq rreth 500 herë, “Sinjalet e natës”, “Shpartallimi”, “Baca i Gjetajve” dhe shumë të tjera.

Teatri i Gjakovës për herë të parë është inaguruar me dramën “Fisheku në pajë” dhe në vitin 2000, kur Gjakova po digjej, në këtë teatër po jepej drama “Dasma e trojeve tona”.

Ne Teatrin e Strugës eshte shfaqur drama “Hisja e diellit”, ne Teatrin e Tuzit eshe luajtur drama “Tronditje” dhe ne shqiptarët e Detroit të SHBA është luajtur drama “Jorgani”. Dramat e Fadil Krajes shquhen për patriotizem, per dashurinë për atdheun e popullin.

Dyzet vite më parë ne Klinë të Kosovës u shfaq drama “Baca i Gjetajve” që përveç ndikimit në ndërgjegjen kombëtare të banorëve të kësaj ane, solli edhe raprezalje nga pushteti sllavo-komunist i Beogradit. Disa nga drejtuesit e kulturës atje të asaj kohe u burgosën. Por shkrimtarit iu bë më vonë një dhuratë suprize krejtësisht e veçantë prej Klines, një album me fotografi bërë para 35 viteve gjatë shfaqjes së dramës “Baca i Gjetajve” në këtë qytet. Prof. Fadil Kraja e cilësoi këtë si dhuratën më të veçantë që kishte marrë ndonjëherë në jetën e tij artistike.

Fadil Kraja ka patur nje bashkepunim te ngushte me trupen virtuoze te aktoreve te Teatrit te Shkodrës, sidomos me Serafin Fanko regjisori i suksesshem i “Fisheku ne paje” me te cilin e bashkoi puna,  gëzimet dhe emocionet, përkushtimet dhe suksestet e skenës. Veprat e tij jane luajtur nga aktore te mrekullueshem te skenes se teatrit te Shkodrës si Ndrekë Luca, Tinka Kurti, Ndrekë Prela, Lec Bushati, Vitore Nino, Bep Shiroka, Ymer Bala, Elez Kadrija, Rikard Ljarja, çifti Bruno Shllaku e Paskualina Gruda, si dhe shumë aktorë të trupave profesioniste të Tiranës, Korçës, Elbasanit, Fierit, Vlorës dhe trupës prestigjoze të Prishtinës

Rreth katër vite më parë, ne 2015, shkrimtari dhe dramaturgu Kraja u ftua dhe mori pjesë në një simpozium nga shoqata joqeveritare rinore “Koha e re”, në qytetin shqiptar të Tuzit, në Mal të Zi, Ne kumtesen e tij ai bëri një pasqyrim të thellë shkencor historisë shumë shekullore të Malësisë, lidhjes së saj me qytetin e Shkodrës, kontributit të kësaj krahine të madhe në mbrojtjen e trojeve shqiptare, por u ndal edhe në evidentimin e vlerave kulturore e shpirtërore, si një pasuri e madhe e kulturës kombëtare.

Si ftuar nderi ne promovimin e librit “Dhuna” me autor Lekë Imeraj, ne Kline te Kosoves, një libër shkencor-filozofik, profesori tregon se ky aktivitet do të mbetej për të një aktivitet krejtësisht i veçantë.

Sakaq, trupa profesioniste e Teatrit “Migjeni” ka vënë në skenë komedinë “Një krismë armiqësore” e cila ka korrur sukses jo vetëm në qytetin e Shkodrës, por fitoi Çmim të parë dhe Flamurin e Festivalit mbarëkombëtar të Komedisë shqiptare në Mitrovicë, Kosovë.

Presidenti Ilir Meta ka shprehur mesazhin e tij ngushëllues për ikjen nga jeta të një prej penave më të ndritura të dramaturgjisë kombëtare siç shprehet ai, Fadil Kraja, duke shtuar se kjo është një humbje e madhe për artin dhe kulturën tonë. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:19
Ndarja nga jeta e regjisorit Fadil Kraja, Basha ngushëllon familjarët: Ditë e trishtë për artin

Kryetari i Partisë Demokratike Luzlim Basha ka reaguar pas ndarjes nga jeta të regjisorit Fadil Kraja.

‘Ndarja nga jeta e “Mjeshtrit të Madh” Fadil Kraja, na hidhëron të gjithëve, duke e bërë të sotshmen një ditë të trishtë për artin, Shkodrën, Shqipërinë. Kalimi i tij në amshim ndërpret një jetë të pasur e krijuese, që do të lërë një gjurmë të përjetshme në kulturën shqiptare. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe kolegëve! U prehtë në paqe!’- shkruan Basha.

Postimi i Bashës

Ora 11:14
Ndërron jetë Fadil Kraja, Meta: Një prej penave më të ndritura të dramaturgjisë kombëtare, humbje e madhe për artin dhe kulturën tonë

Presidenti Ilir Meta ka shprehur mesazhin e tij ngushëllues për ikjen nga jeta të një prej penave më të ndritura të dramaturgjisë kombëtare siç shprehet ai, Fadil Kraja.

Meta shkruan se dramaturgu është një nga përfaqësuesit e denjë të traditave dhe qytetarisë shkodrane dhe ikja e tij është një humbje e madhe për artin dhe kulturën shqiptare.

“Ngushëllimet më të ndjera familjes Kraja, komunitetit të dashur të Shkodrës dhe mbarë artdashësve! Të prehet në paqen e merituar!”, shkruan presidenti në rrjetin e tij social.

B.K./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjoni: 18/11/2021 12:12

    Njeri i madh, personalitet. Rip profesor.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja