SHKODËR - Një aksident i rëndë automobilistrik ka ndodhur aksin rrugor Vau i Dejës- Bushat në Shkodër mesditën e sotme. Sipas informacioneve motorçikleta me të cilën udhëtonte 17- vjeçari Nertian Mahmutaj ka dalë nga rruga.

Mësohet se Mahmutaj ka humbur kontrollin e motorçikletës dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke marë dëmtime të rënda.

Sipas informacioneve Mahmutaj ndodhet në spitalin e Shkodërës në gjendje të rëndë për jetën.
 
 Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)