SHKODER- Në prag të 16 nëntorit, 24-vjetorit që shënoi edhe hapjen e Xhamisë së Plumbit, myftiu i Shkodrës Imam Muhamed Sytari publikoi pamjet audio dhe video të plotë të ceremonisë së mbajtur me këtë rast. Në këto pamje filmike të shfaqura për herë të parë pas 24 vitesh, shihet qartë numri i madh i qytetarëve shkodranë pa dallime feje që marrin pjesë në këtë ceremoni që mposhti frikën dhe riktheu edhe njëherë besimin e mohuar.
 
Hapja e kësaj xhamie për besimtarë në vitin 1990 u bë pas 45 vitesh diktaturë të egër të regjimit komunist që ndër të tjera ndaloi edhe praktikimin e fesë.
 
Myftiu Sytari deklaroi se këto pamje të publikuara për herë të parë janë një gjurmë drite më shumë për Shkodrën.
 
Sipas myftiu Sytari, 16 Nëntori është një datë reflektimi për të gjithë besimtarët myslimanë në qarkun e Shkodrës.

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)