Një 21-vjeçar banues në fshatin Grudë e Re ka rënë në prangat e policisë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
I riu i cili ishte në kërkim dyshohet se ka transportuar me automjet në janar të këtij viti, një 32-vjeçar që u përfshi në një konflikt.
Ky i fundit dyshohet se përdori armë zjarri gjatë sherrit.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Grudë e Re”, si rezultat i të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi në kërkim:
-K. F., 21 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka lëshuar urdhër ndalimi për të, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Nga hetimet dyshohet se më datë 16.01.2026, 21-vjeçari ka transportuar me automjet, shtetasin E. K., i cili u konfliktua për motive të dobëta, me shtetasin A. M., në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vinotekës” dhe dyshohet se përdori armë zjarri, pa shkaktuar pasoja.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
_________
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Komente











