Shkodër- Një 44-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike është arrestuar nga policia e Shkodrës.
I arrestuari dyshohet se ka kultivuar në fshatin Prekal, njësia administrative Postribë, 90 bimë narkotike.
Bimët janë asgjësuar nga shërbimet e Policisë, në vitin 2021.
Gjatë kapjes së tij blutë i sekuestruan edhe një thikë.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Forcës Operacionale, kapën dhe ndaluan shtetasin Gj. G., 44 vjeç, banues në fshatin Grudë e Re, i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ka kultivuar në fshatin Prekal, njësia administrative Postribë, 90 bimë narkotike, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, në vitin 2021.
Në momentin e ndalimit, gjatë kontrollit në çantën e këtij shtetasi, u gjet një mjet prerës (thikë), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme.
Komente












