SHKODËR - “Nuk jam inkriminuar në asnjë marrje ryshfeti, por janë disa institucione si policia dhe Prokuroria që duan të nxjerrin në pah punën e tyre duke denigruar bluzat e bardha.”- në këtë mënyrë është shprehur mjeku psikiatër Gjon Preçi mbi ndalimin e tij nga efektivet e policisë së Shkodrës për marrje ryshfeti.

Ky është rasti i dytë qe Preçi procedohet penalisht me akuzën e marrjes se ryshfetit për kryerjen e shërbimit të mjekut.

Preçi tha se komuniteti e ka vlerësuar maksimalisht punën e tij dhe se do të vazhdojë të shërbejë në të mirë të komunitetit pavarësisht këtyre tentativave për të denigruar figurën e tij dhe institucionit ku ai punon.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)