SHKODER - Në Shkodër ka reaguar OSHEE pas akuzave të Partisë Demokratike për mungesën e energjisë gjatë natës së ndërrimit të viteve dhe gjatë këtyre ditëve me temperatuara të ulëta.

Sipas OSHEE-së në Shkodër, të gjitha janë shpifje, pasi vetë selia e PD në Shkodër është debitore. Sipas degës së OSHEE Shkodër, që nga ora 20:00 e 31 dhjetorit e në ditët në vijim ky qytet është furnizuar rregullisht me energji elektrike dhe pa nderprerje.

OSHEE në Shkodër nënvizon se problemet e nënstacionit Shkodra 1 janë riparuar. Ndërsa Komuna Gur i Zi, Berdice nuk kanë pasur ndërpreje në asnjë moment. Për Komunën Gomsiqe, OSHEE shprehet se ka patur ndërprejre pasi funizohet nga qyteti i Pukës dhe energjia u ndërpre për shkak të kushteve atmosferike dhe po riparohen defektet. 

Zona e Komanit, Komuna Temal, për arsye të rreshjeve të borës dhe ngricave ka patur ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të caktuara por nga grupet e punës së OSHEE-së, vazhdon puna për eleminimin e tyre pavarësisht kushteve të vështira të motit. 

Momentalisht, ne Qytetin Shkodër nuk ka asnje avari apo defekt, ndersa ne zonat malore vazhdojne intensivisht punimet per riparimin e defekteve.

OSHEE shprehet se po bëhen të gjitha riparimet dhe po bëhen përpjekje për furnizim pa ndëprerje të energjisë për qytetarët.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)